Shkruan Zef Ndreka
Vizita e Kryeministrit të Britanisë së Madhe në Samitin e 16 Majit në Tiranë, nis nga Porti i Durrësit. Kjo është domëthënia më e madhe.
Duhet shumë njohuri e informacion për ta kuptuar.
Mua vetëm ky fakt më mjafton për të artikuluar qartë, se sa të prerë dhe sa me interes është Shqipëria në projektet e nënës së diplomacisë europiane e botërore.
Ndryshe nga Kryeministrat apo Presidentët e shtetëve të tjera, apo të Kancelarit gjerman.
Ky Samit, ku mblidhën 100 burrat e shteteve të botës, rrallë se mund të përsëritet në vendin tonë.
Për shqiptarët dhe gjithë kombin tonë, është një okazion, është një nder, është faktorizim i jashtëzakonshëm. Ndaj shqiptarët do jenë mikpritës nesër. Sepse thellësisht po punohet për zhdukjen e akseseve komuniso-terroriste, zgjatime të vjetra antishqiptare.
Përjashto humbësin madhështorë të zgjedhjeve të 11-Majit, i cili pretendon ti presë me protesta. Por edhe ky mision i tij antikombëtar, si gjithë të tjerët, është i destinuar të dështojë, pasi është akoma në nokdawn nga votat referendare antiberishë që i dhanë votuesit.
Me Berishën dhe kundër tij, fitojnë të gjithë.
Fitojnë servilët dhe apolitikët, fitojnë ato që i krihnin flokët, ato që asnjëherë nuk e kanë kundërshtuar, ato që vetëm e kanë duartrokitur dhe himnizuar, ato që e kanë emërtuar legjendë. “Fituan” deputetët që Berisha i mbylli në bidona.
Por përballë Berishës, fituan lehtë edhe socialistët. Madje e dërrmuan, e shpërfytyruan.
Nuk ishte e vështirë aspak fitorja kundër tij nga ana e socialistëve të organizuar.
Kushedi, çfarë po mendon Berisha tani, në këto momente?
Çfarë do bëj dhe si “qëndroje” më tej?
Do mund të vazhdoje apo të dorëzohet?!
I munduri, i mbyturi kërkon të të mbysë…