Sali Berisha ka frikë burgun/ Çmëndet dhe padit Yuri Kim në Shtëpinë e Bardhë

0

Ish-kryeministri Sali Berisha nuk u tërhoq nga denoncimet e çmëndura se ambasadorja Yuri Kim ka ushtruar ndikim në procesin gjyqësor për çështjen e PD-së.

Këtë të Shtunë, Berisha tha se do informohen autoritetet amerikane për shkeljet që sipas tij, ka kryer diplomatja.

“S’besoj se ka patuar një shkelje më të rëndë mbi vlerat e lirisë mbi të cilat qëndrojnë SHBA-të dhe vendet e lira, s’besoj kurrë se ky është një orientin, një parim i venit të saj të madh të lirisë. Ky është një akt individual për të cilin ne do informojmë me hollësi autoritetet e SHBA”, tha Berisha.

Ai dënoi dhe vendimin egjyqtares së Tiranës Blerina Muça që pranoi ankimin e Enkelejd Alibeajt. Berisha deklaroi se vendimi u mor nën presion.

“Një gjykatëse vendosi dje të shkruajë ligjin e shtetit në një akt që tejkalon nga çdo imagjinatë nën një presion të tmerrshëm, ndaj të cilit një njeri që ka minimumin e minimumit të karakterit si lejon vetes akte të tilla. Është po kjo gjykatëse që s’ka pranuar ankesën tonë duke vlerësuar se ne s’ishim palë, tani ajo shpalli palë atë që në mënyrë absolute s’ishte palë. Shkroi ligjin, mendoj unë, në aktin më të shëmtuar të CV-së së saj. Sidoqoftë ky revolucion s’ndalet nga asgjë”, deklaroi Berisha.

Deklaratat i bëri në një prononcim për gazetarët pas votimit në selinë qendrore të PD-së, për kryetarin e degës 2. Ish-kryeministri shoqërohej nga bashkëshortja Liri Berisha. Sipas tij, procesi i zgjedhjes së kryetarëve të PD-së me votë, risjell opozitën e vërtetë.

“Dua të uroj nga zemra çdo dekorate dhe demokrat që firmosin sot me votën e tyre kryetarët e ardhshëm të degëve të PD dhe njëherazi fundin e kryetarokracisë dhe presidentokracisë, vendimmarrjen me votën e lirë të anëtarëve të kësaj partie. Kjo është një arritje historike e panjohur kurrë më parë në historinë e Shqipërisë. Ky është procesi më demokratit që do qëndrojë gjithnjë në themelet e rithemelimit të PD-së si një forcë e fuqishme konservatore. Por theksoj se këto demokrate e demokratë firmosin sot me votën e tyre opozitën e vërtetë shqiptarë. Kusht i të gjitha kushteve për një shoqëri të lirë. Ky është një ogur i bardhë jo vetëm për PD, por për mbarë shoqërinë shqiptare. Vetëm një opozitë e vërtetë mund të qëndrojë përballë një narkoshteti dhe një diktature të çfarëdolloj të bazuar në drogë dhe ideologji. Vetëm një opozitë e vërtetë ka shansin ta shndërrojë PD në forcë fitimtare. Urime për çdo demokrat e demokrate që votuan javën e kaluar dhe votojnë për kryetarët e PD”, tha Berisha.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu