Sali Berisha arrestohet ne prill, ndaj është zëmëruar fort Doris Pack/ Pas Berishës vijnë të gjithë!

0

Pas sikletit, që protesta e hipjes së Lulit e Monikës në pushtet, nuk po i ecën “siç ia do qejfi e zanati vjetër”, për më tepër, pas deklaratës së PE, që refuzoi qeveri tranzitore e zgjedhje të parakohëshme, Sali Berisha, hodhi në sulm bashkëmoshataren e tij, Doris Pack, me detyrë Kryetare e Organizatës të Grave të Partive Popullore Europiane (PPE).

Në formë shqetësimi për hallet e shqiptarëve, ka reaguar për situatën politike në Shqipëri, duke i vërsulur kreut të Delegacionit të PE, eurodeputetit Knut Fleckenstein, duke i kërkuar llogari, me gjuhën e Saliut, Lulit, Monikës e Tit Vasilit, se përse, kishte dhënë “Ok”, që mandatet e PD-LSI, të plotësoheshin me kandidatë e listave të këtyre partive.

Nuk është çudi, fakti që Doris Pack, ose “Albana Vokshi” e BE, bëhet zëdhenëse dhe oponioniste në favor të PD, mbasi siç e thonë të gjithë në Shqipëri e Europë, ajo është “e dashura ekselente” e deputet-kuqos Genc Pollo.

Por nuk është as çudi, që sa herë që Sali Berisha, është në siklet me institucionet, delegacionet dhe politikanët e BE, që nuk flasin sipas avazit të tij, Sali Berisha vërsul bashkëmoshataren e tij, Doris Pack, “nusen” ilegale të PD.

Ndërsa, sa herë që Sali Berisha, ka siklete brenda Shqipërsië, “programon e kurdis” dhe hedh në sulm Sali Lushën, i cili, me formimin dhe përvojën e tij, frymëzon në mitingje e protesta, por edhe jep ide e bënë analiza konstruktive në “FB”, lidhur me zhvillimet e ardhshme në PD dhe perspektivën e Sali Berishës në politikë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu