Pse njerëzit, vendosën degë palmash, para Zotit Krisht, kur ai po hynte në Jerusalem

0
Shkruan Kostantin E Luçi
Në kohët e lashta, degët e palmës simbolizonin mirësinë dhe fitoren (Zbulesa 7:9). Pas këtyre gjërave, pashë një turmë të madhe, të cilën askush nuk mund ta numëronte, prej të gjitha kombeve, fiseve, popujve dhe gjuhëve; këta qëndronin në këmbë përpara fronit dhe përpara Qengjit, të veshur me rroba të bardha dhe me palma në duart e tyre.
Pra, fakti që njerëzit i vendosën ato para Zotit Krisht , teksa ai hynte në Jerusalem, na tregon se udhëtimi i tij drejt kryqit dhe ringjalljes ishte një udhëtim fitoreje, ashtu si te, Mateu 21:8, – Dhe një turmë shumë e madhe shtronte mantelet e veta gjatë rrugës, ndërsa të tjerë thyenin degë nga pemët dhe i shtronin mbi rrugë.
Edhe te Levitiku 23:40, na thuhet: Ditën e parë do të mblidhni frutat e drurëve madhështorë: degë palme, degë me gjethe të dendura dhe shelgje përrenjsh, dhe do të gëzoheni përpara Zotit, Perëndisë tuaj, shtatë ditë me radhë.
Për hebrenjtë, degët e palmës përfaqësonin një dhuratë nga Perëndia për shkak të përdorimit të tyre të shumtë në jetën e njerëzve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu