PS në Shkodër duhet të fitojë 500%, pasi sot është forcë e 3-të politike e forcë e 1-rë hajdute. Plumba kallashnikovi në Pukë. Militantët e PS, qëllojnë e terrorizojnë popullin!

0

Shkruan Sokol Pepushaj

Situata është shumë e tensionuar në të gjithë Shqipërinë. Ngado militantet komuniste kane bere e po bejne reprezalje. Jane botuar video e pamje ku identifikoihen persona komuniste ne Shkoder, Diber e ngado duke thyer  forcerisht dhe ne mënyrë të organizuar qendrat e votimit. Eshte vete Edi Rama qe ne frike se do marre vota shume me pak se ne vitin 2015, po perpiqet te krijojë konflikte civile, ne menyre qe te shtyje ndonje dite arrestimin e burgimin e tij.

Para pak kohesh ne Gjegjan të Pukës, bëhet e ditur se militantë të PS-së kane shkaktuar një ngjarje të rëndë.

Komunistët kanë terrorizuar me të shtëna kallashi banoret që të ngrihen që në shtatë të mëngjesit e të votojnë me dhunë partinë socialiste.

Kjo të kujton kohen e Enveri Hoxhës, por me nje ndryshim të madh. Asokohe nuk perdorej dhune, por behej vetem propagandë.

Ngjarje te renda kete mëngjes të veçantë në historinë shqiptare po raportohen ngado. Në Dibër, Vlorë, Elbasan, Laç, Kamzë, Shkodër e deri në Gjirokastër, ka pamje ku komunistet po perpiqen të shkaterrojne vete procesin.

Kjo justifikon disi deshtimin e sotem te zgjedhjeve, pasi ka fakte ku PS është forcë e tretë politike si ne Shkoder fjala vjen e në vitin 2015, viti me i sukseshem i tyre kane fituar vetem pak mijera vota nga 150 e ca mije banioret e nga 45 këshilltare bashkiake, kane arritur te sigurojne veten nente. Pra, nese sot merret edhe nje vote me shume kuptohet qe eshte vjedhur.

Ne kete video dhe shume te tjera shihen qarte personat që ushtrojne dhunë mbi materialet zgjedhore.

Gjithsessi, eshte hera e pare qe ne Shkoder votohet nje parti dhe hera e pare që komunistët mund te fitojne 500 per qin krahasuar me zgjedhjet e fundit.

Po, vetem keshtu i takon të jete. Sot ka 9 këshilltare, neser do ketë 45 këshilltarë bashkiake dhe kryetarin, një person qe askerkush nuk e njeh në Shkodër.

Të gjithë, nëse i pyet të thonë, është djali i Luigj Pjetrit!

Ketu pra ka ngele qyteti bastion i demokracise shqiptare, ne nje gjendje ku nje parti force e trete politike dhe force e pare hajdute, merr me dhunë votat e kontrollon mepastaj taksat e atyre qe nuk e kane votuar kurrë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu