Presidenti I Republikës së Shqipërisë Ilir Meta ka deklaruar se do të lërë mandatin e tij të Presidentit për zgjidhen e krizës së vendit.
Ai nga Pogradeci ka qenë ditën e sotme në një fushate për dhurimin e gj*kut. Ndër të tjera ai u shpreh se do të sakr*fikohet si Salvador Aljende.
“Duhet ta theksoj se kriza kushtetuese dhe institucionale nuk është e re dhe arsyet besoj i kam dhënë edhe më parë, përse jemi në një situatë të tillë. Gjithë sistemi gjyqësor është i paralizuar, por janë minuar përpjekjet apo iniciativat e Presidentit, për të parandaluar krijimin e kësaj krize, nga aktorë të caktuar. Pra, kemi një krizë që në vlerësimin tim është e qëllimshme dhe e cila ka rrezikuar seriozisht rendin kushtetues në republikën e Shqipërisë dhe po kështu jo vetëm të gjitha garancitë demokratike, por edhe të drejtat e qytetarëve dhe të grupeve të caktuara të interesit.
Tani kriza është thelluar e rënduar më tej pas veprimit të paprecedentë të opozitës shqiptare, i cili është një veprim i papranueshëm dhe i dënueshëm nga ana ime që ka thelluar seriozisht krizën e përfaqësimit të Kuvendit të Shqipërisë, institucioni kryesor përfaqësues i Republikës së Shqipërisë.
Në vlerësimin dhe në bindjes time institucionale, Kuvendi i Shqipërisë ka 82 deputetë të ligjshëm, përfshirë dhe 3 deputetët e opozitës, të cilët nuk pranuan të djegin mandatet sipas vendimit politik të partive përkatëse. Çdo numër tjetër përtej këtij, jo vetëm e thellon krizën po nuk ndihmon as në kapërcimin e kësaj situate, pasi çdo numër tjetër është i kontestueshëm në të gjitha planet, si në atë kushtetues, ligjor, procedural dhe moral.