Politika pritet të degjenerohet edhe moralisht: Dritan Prifti ka lënë video skandaloze/ Do publikohen!

0

Klasa politike shqiptare mund të trazohet sërish në prag të ngritjes së Prokurorisë së Posaçme. Arkiva e videove dhe përgjimeve të Dritan Priftit ka rënë në duart e një politikani, i cili ka akuzuar Ilir Metën se ka paguar njerëz për ta vrarë. Video-skandalet, e papublikuara deri më sot, janë parë nga një rreth i ngushtë njerëzisht. Personazhi kryesor në këto video është Ilir Meta, i njohur si politikani më i korruptuar në Ballkan, të cilin Edi Rama e bëri Presidentit, me qëllim për t’i shkërmoqur partinë. Në një nga videot shfaqet edhe Fahri Balliu, duke kërkuar rrëmbimin e pasurive publike. Dy personazhe të tjerë të përgjuar janë Monika Kryemadhi dhe Shkëlzen Berisha. Gjatë kohës kur Berisha e akuzonte Metën se kishte porositur vrasjen e dy deputetëve, Meta e kërcënoi në atë kohë me anë të Spartak Brahos se do të nxirrte videon e Shkëlzenit. Pas këtij mesazhi, Berisha heshti dhe më pas u bënë sërish bashkë.

Sipas burimeve, në një nga videot Fahri Balliu kërkon favore për disa koncesione, duke përfshirë tendera në skrap edhe miniera. Sipas atyre që kanë dëgjuar materialin, biseda në regjistrimin filmik ka mbetur përgjysmë dhe dëgjohet se Prifti e Balliu kishin lënë mes tyre një takim tjetër. Në pjesën që dëgjohet, Balliu kërkon favore për një kompani turke që t’i jepet një minierë bakri. Një pjesë e videos ka lidhje me skandalin e skrapit në Uzinën e Azotikut të Fierit, ku njerëzit e Ilir Metës e zhveshën uzinën. Balliu, i afërt me Ilir Metën, ka kërkuar që një firmë sllave të fitojë tenderin për çmontimin e Azotikut të Fierit. Në një frazë midis bashkëbiseduesve, Balliu i thotë Priftit se, “ka aty për mua, ty dhe të tjerët”.

Burime të rezervuara thanë se nuk përjashtohet plani i publikimit të videove. Deri më tani ka një pakt të pashkruar mes palëve politike për të respektuar kodin e heshtjes për disa skandale, ku publikimi i tyre dëmton të gjithë mafien politike. Ky kod heshtje funksionoi edhe gojën për personin e dytë në makinë. Por, me ashpërsimin e luftës politike për pushtet dhe kontroll, nuk përjashtohet që video të publikohen. Dhe publikimi i tyre mund të ketë pasoja pasi drejtësia, me ndihmën e SHBA-BE, po del nga duart e mafies politike.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu