PËRGJIMET E BILD DHE NDIKIMI PUBLIK

0
Arben Çokaj

Arben Çokaj

Përgjimet janë një formë presioni, që po përdor PD dhe opozita, për të diskretituar disa figura politike të PS-së dhe për të treguar se zgjedhjet janë manipuluar, janë marrë me metoda presioni etj. Por edhe pse kjo gjë krijon një opinion të caktuar tek zgjedhësit shqiptarë, tek disa edhe neveri, rezultati që pritet pas gjithë kësaj është minimal, pasi nga shumë kush, kjo gjë dihet se ndodhë, ndërkohë. Unë psh. nuk kam ditur detaje, por se kjo gjë ka ndodhur e ndodhë nga të dyja palët, e kam ditur me kohë, e kam ditur se vota blihet e vidhet, pra, nuk është ndonjë gjë e re.

Tani PD po bën sikur ajo është virgjërake dhe nuk ka bërë nga këto gjëra, por nëse marrim për referencë vitin 1996, Saliu kështu e më keq se kaq, i mori votat dhe gjeneroi më pas atë që ndodhi më 1997. Pra, nëse PD po bën si e virgjër, nuk ka mundësi të tregojë besueshmëri, pasi PD ishte e para parti në historinëe tranzicionit shqiptar, që ia futi duart zgjedhjeve – pra, ka vënë dorë mbi zhgjedhjet “e lira dhe të ndershme”. Po ishte dikur kjo – mund të thotë dikush. Ishte dikur, është edhe tani, secila palë vë dorë në këtë mënyrë mbi zgjedhjet në Shqipëri. Prandaj kjo gjë dihet dhe efekti publik i gjithë kësaj për zgjedhësit shqiptarë nuk do të jetë i madh.Efekti më i madh do të jetë ndoshta për të huajt, që krijojnë një ide se në Shqipëri votat merren edhe kështu dhe kjo na dëmton në këtë plan. Por prapë, ky është një problem i joni, që ne duhet ta zgjidhim, jo i tyre!

Tani sikur përballë PS-së në fushatë do të ishte edhe PD dhe opozita shqiptare, ndoshta kjo metodë me ekspozimin e përgjimeve do të ndikonte sadopak në rezultatin e zgjedhjeve, por vetëm kaq. Ishte Trump në fushatë, kur krahu i Hillary-t i nxorri atij një përgjim, ku Trump shprehej se “i kap femrat nga vendi i ndjeshëm”, të gjithë kujtuan se Trump përfundoi me kaq si kandidat, por jo, Trump i fitoi zgjedhjet dhe është sot President. Nuk ia ndien more bytha fort popullit për këto gjëra. A ju kujtohet fotoja e Ramës lakuriq në plazh? Kush pyeti more për të? Prapë Tirana ia dha votën atij për kryetar bashkie.

Prandaj PD-ista të dashur, lërini marrinat, kthejuni racionalitetit, institucioneve, nuk i merret pushteti Ramës me dhunë dhe nga rruga, por përmes institucioneve dhe me votë. Bëhuni konkurrues, bëhuni të besueshëm, sillni alternativa që u shërbejnë njerëzve, fitoni besimin e populit, se kështu si ia keni nisë, do të harxhoni disa herë më shumë para e resurse njerëzore e kapitale, dhe prapë keni me ardhë në pikën, ku duhet, vetëm me votë të fitoni pushtetin, nëse ua jep votatr ky popull. Ndryshe nuk bën dhe nuk do të mundeni! Vetëm po i hapni sherr vetes e të tjerëve dhe për këtë nuk u ndalon kush, se Saliu është specialist i kësaj fushe.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu