Paga e mësuesve do jetë 1500 euro, Rama e lukunia e tij shpërdoruan e grabitën miliarda euro

0

Kreu i PD-së Berisha akuzoi kryeministrin Rama dhe qeverinë e tij për grabitjen e miliarda eurove të taksave të shqiptarëve për luks, për abuzim me ndërtimin e rrugëve dhe projekteve të tjera.

Gjatë prezantimit të kandidatëve për qarkun e Durrësit, ai tha se pensionet minimale do jenë 200 euro, rroga minimale 500 euro dhe paga e mësuesve do shkojë 1500 euro.

Ai ceku edhe problemet në sistemin shëndetësor duke premtuar për përmirësim të tregut të barnave dhe rimbursim të barnave njësoj si në Itali.

“Pasi ka grabitur për 12 vite qytetarët shqiptarë, tani fshihet pas zhabave, hardhuvae, reptilëve dhe beson se në këtë mënyrë do u hutojë ju. Në këtë mënyrë ai mendon se ju nuk do pyesni për programin që ai ka për jetët e shqiptarëve. Ai përpiqet të mashtrojë qytetarët shqiptarë. Si mundet t’u marrësh shqiptarëve 8 miliarë euro taksa dhe t’u japësh këtyre burrave e grave fisnike 16 milionë euro. Nuk ka mallkim që nuk meriton. Ne zotohemi para jush se taksat tuaja do ua kthejmë ju në rroga, pensione, shërbim shëndetësore, arsim e investime. Nuk do ketë pension në Shqipëri nën 200 euro. Rrogat minimale do rriten nga 400 në 500 euro, rrogat e mësuesve do rriten në 1500 euro. Rroga mesatare do jetë 1200 euro.

Paratë janë tuajat nuk janë për t’u zhgërryer në lukset e qeveritarëve. Nuk është nevoja të jesh mjek të shohësh katastrofën e sistemit shëndetësor. 10 ditët e fundit spitalet nuk bëjnë dot asnjë analizë sepse lekët i vjedh PPP-ja e Vilma Nushit me Edi Ramën. Në Shqipëri nuk do futet dhe shitet asnjë ilaç që nuk shitet në dy vende të BE-së. Firmat Nushi e Doshi do shkojnë para ligjit të dyja. Vila Nushi ndan paratë me Edi Ramën ka përjashtuar nga check up pensionistët.”­ – tha Berisha.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu