Ojky dhe Demir bëjnë aksident, ja ç’do ndodhë këtë javë në serialin “Bija ime”

0

Ojky dhe Demir mbeten në mes të rrugës pasi Demir nuk e ka paguar qeranë e shtëpisë. Ata nisin të jetojnë në kushte shumë të vështira. Ojky i fsheh Demirit një sekret.

Një natë Demir sëmuret rëndë dhe Ojky kërkon ndihmën e Xhandanit. Kur mëson që ata jetojnë në rrugë Xhandan vendos t’i ndihmojë. Ajo i merr Ojkyn dhe Demirin në shtëpinë e saj. Xhandan kujdeset për Ojkyn si ta kishte vajzën e saj.

Demir dhe Ugur bëjnë plan t’i vjedhin pikturat Xhandanit gjatë kohës që ajo nuk ndodhet në shtëpi. Armiku i Demirit del nga burgu dhe kërkon hakmarrje. Ojky mëson se Demir ka vendosur ta çojë në jetimore. Ajo vendos të largohet prej Demirit ndërsa ai e kërkon kudo. Ojky bën aksident dhe Demir e shpëton. Ojky dhe Demir përfundojnë në spital. Ojky largohet fshehtas nga spitali kur mëson se duhet të bëjë analiza. Ojky dhe Demir rikthehen të jetojnë në shtëpinë e Xhandanit. Të tre fillojnë të kalojnë më shumë kohë me njëri-tjetrin. Demir vendos të mos i vjedhë pikturat e Xhandanit por Ugur e përkeqëson situatën me atë që bën. Çfarë do ndodhë më vonë na mbetet ta mësojmë gjatë javës. “Bija ime” transmetohet nga e hëna në të premte në TV Klan./revistawho.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu