Numërimi drejt fundit, Edi Rama fitore spektakolare edhe pse në mandatin e katërt

0

Në qarqet e vendit vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjet e 11 majit. Sipas rezultateve të bëra publike nga KQZ, deri më tani, janë numëruar 4926 qendra votimi, nga 5225.

PS ka marrë në rang vendi 682279 vota ose 52.09 përqind kundrejt 451766 votave të PD-ASHM, 34.49 përqind.

PSD ka marrë 45,437 vota, ose 3.47 përqind, Nisma Shqipëria Bëhet 45742 vota, ose 3.49 përqind dhe Partia Mundësia 38529 vota ose 2.94 përqind.

Ky rezultat është deri më tani.

Partia Socialiste deri tani dominon në 9 qarqe të vendit, me përjashtim të Shkodrës, Kukësit dhe Lezhës.

Sipas projeksioneve të deritanishme, Partia Socialiste ka shkuar në 82 mandate, Partia Demokratike 52 mandate, PSD 3 mandate, Nisma Shqipëria Bëhet 1 mandat dhe Mundësia 1 mandat.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu