Norvegjia njofton se do të arrestojë Netanyahun nëse lëshohet një urdhër

0

Norvegjia është vendi i parë evropian që njofton se do të arrestojë kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, nëse Gjykata Ndërkombëtare Penale (ICC) lëshon një urdhër për të.

Ministri i Jashtëm norvegjez Espen Bart Ejde tha se Norvegjia do të duhet të arrestojë Netanyahun nëse lëshohet një urdhër, raportoi Al Jazeera.

Ejde tha për TV 2 të Norvegjisë se, bazuar në të drejtën ndërkombëtare, Norvegjia është e detyruar të arrestojë Netanyahun dhe liderët e Hamasit dhe se kjo vlen për të gjitha vendet në Evropë, përveç Turqisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu