Ëndërrit…

0
Shkruan Veronike Shkreli Pepushaj
Ëndërrit..
Në të vërtetë, ishte ai gjumë,
Rregullon rregullin mbrapsht,
Në një ëndërr truri kish rënë,
Unë e ai, jetonim në të rremë.
Mirë se vjen t’gëzohet shpirti,
Fluturimthi më ngjit në hava,
Gjithkund m’çoi e më shetiti,
Sytë gjys mbyllazi pak me pa.
Ti, vizitore e mirë moj ëndërr,
Edhe vjen krejtë pa t’vënë re,
Më sorollat, sa lart e poshtë,
Dhe çuditshëm në shumë ide.
Katandis i shoh të “vobektit”,
N’lek e poste në maja t’ngim,
Me cifla cifla, mund drejtësia,
Me mirësjellje, ju vendos dry.
Ç’shoh e ç’preki deri në çudira,
Punët e liga, në vijë të pa fund,
Tek kryqëzohen duart e ngrata,
Pasi i pashë, m’lëshoi ai gjumë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu