Shkruan Halil Teodori
Kam shkruar këto tre libra, Aleksandri i Madh, Troja, dhe Gjuha Shqipe, si përpjekje për të rivendosur një pjesë të historisë sonë që është heshtur, vjedhur apo tjetërsuar. Jo për të krijuar mite, por për të ndihmuar në riafirmimin e një identiteti që ka rrënjë të thella në tokën që shkelim, që nuk është vetëm tokë e të mbjellave, por edhe e të lavdishmëve. Kam ndjekur gjurmët e lashtësisë me sytë e një shqiptari që kërkon të kuptojë përse jemi shpesh të përjashtuar nga rrëfimi i qytetërimit, përse na është ndërtuar një e kaluar që nuk na përfshin, pse kemi pranuar të mos pyesim më:
Por fjala ime ka hasur pengesa.
Librat e mi, në vend që të shërbejnë si ura për tek lexuesi, janë refuzuar nga disa prej librarive më të rëndësishme në Tiranë. Librari që dikur ishin tempulli i fjalës së lirë, sot janë kthyer në porte të mbyllura për mendimin që shkel jashtë kornizës.
Nuk i kanë pranuar librat e mi në stendat e tyre, si të ishin mall i pavlerë, apo më keq, si të përfaqësonin një rrezik për mendësinë që kërkon të ruajë monopolin e së shkruarës.
Këtë refuzim nuk mund ta shoh ndryshe veçse si një pjesëmarrje të heshtur në një përpjekje për të mbyllur gojën mendimit ndryshe, për të përjashtuar çdo zë që nuk i bindet versionit zyrtar të historisë.
Nuk më dhemb për veten, por për lexuesin që privohet nga mundësia të dëgjojë një tjetër zë, një tjetër këndvështrim, një tjetër qasje që nuk pretendon të jetë absolute, por e drejtë në përpjekjen e saj për të shpjeguar me ndershmëri.
Me tre veprat e mia, “Aleksandri i Madh”, “Troja” dhe “Gjuha Shqipe”, sjell në vëmendje figura kyçe të botës antike, si Homeri dhe Aleksandri, por i lidh ata me një narrativë që na përket, një rrëfim i cili ka zënë vend në ndërgjegjen e popujve të tjerë, ndërsa ne jemi lënë në mëdyshjen e ekzistencës sonë historike.
Akademia e Shkencave të Shqipërisë, e mbushr me dyshime dhe e cilsuar si një organizan in kopetetent nga Departamenti i Shtetit, vazhdon të ngazllohet me dështimin e Historisë sonë Kombëtare.
Akademia e Shkencave të Shqipërisë, ka folur kanë shpif dhe kanë ilustruar propogandë , duke u kërkuar studentve dhe gjithë qytetarve që të t’i besojnë të “vërtetës” që ata thonë!
Rruga e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë është e shtruar me plot të pa vërteta.
Akademia e Shkencave të Shqipërisë, nuk është shteti dhe as interesi i qytetarëve, por është pushteti dhe pasurimi i mëtejshëm mbi kurrizin e qytetarëve të varfër të këtij vendi!
Po të ishte ndryshe, do të shquheshin për humanizëm dhe atdhedashuri, për punë vullnetare dhe sakrificë për vendin siç njihen atdhetarët e vërtetë në të gjitha periudhat historike!
Me këto veprime, Akademia e Shkencave të Shqipërisë e ka vënë veten aq poshtë, saqë më askush nuk po e di është apo nuk është në shërbim të rrënimit të Kombit.
Hipokrizive të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë nuk iu beson më askush!



