Shkruan Veronike Shkreli Pepushaj
A i sheh ka enden preja jote e mjerë?
Vallë a nuk vijmë këtu t’gjithë njëjtë
A thua mirësia jeton cepash strukur,
Apo shpirti yt rrebel, gëzon pushtet
Shkel çfar i del tepër, për syrin e vet.
O mëkat i shthurur, mendje e prishur
Ti nuk njeh Zot, e asnjë lloj perëndie,
Ti grabitqarë i fatit, i jetëve të pa faj
Zbraz je ligështisë, vendi nuk t’mban.
A i sheh ka enden, preja jote e mjerë?
Ti si egërsira që pushon, pas gjahut,
Lëpin barkun fryrë prej oreksit marrë
E nuk sheh shpirtërat që lotojnë vaktet.



