Një “Peshk” iku për lesh, arrestohet ish ministri Lefter Koka

0

Dosja e inceneratorëve, SPAK arreston ish-ministrin Lefter Koka. Koka, ish-ministri i Mjedisit i LSI 2013-2017, më pas deputet i PS, 2017-2021.

Ish ministri u nis për rrugën që do shkojnë të gjithë hajdutët.

Jsh deputeti i LSI-së, Lefter Koka i ishte ribashkuar Partisë Socialiste. Një videom e nEdi Ramës me Kokën u bë virale.si person agfër kryeministrit dhe me peshë të madhe politike në qarkun e Durrësit.

Koka, vjen nga një karrierë e gjatë politike. Ai ka qenë kryetar i bashkisë së Durrësit (2003 – 2007) duke përfaqësuar Partinë Socialiste në qarkun e dytë më të madh në vend. Pas lënies së Bashkisë, Koka vendosi që në zgjedhjet parlamentare të vitit 2009, t’i bashkohej një tjetër partie, asaj të Lëvizjes Socialiste për Integrim, të drejtuar nga Ilir Meta. Në ato zgjedhje Koka përfaqësoi votuesit e Qarkut Durrës ku kishte një mbështetje relativisht të madhe për shkak edhe të influencës së familjes së tij.

Pas disa vitesh nën siglën e LSI, ku shërbeu dhe si ministër Mjedisi gjatë koalicionit qeverisës PS-LSI, Koka nuk pranoi që të dorëzonte mandatin e deputetit një vit më parë duke dalë kundër kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhit.

Pavarësisht se ka qenë një ndër njerëzit më me ndikim në partinë e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, Koka shpesh është shprehur se ndihet i tradhëtuar nga lidershipi i LSI-së.

 

 

“Nuk kam motiv për të djegur mandatin”, deklaroi Koka në atë kohë, ndërsa konfirmoi se do vazhdojë të jetë deputet i LSI.

Djegia e mandateve hapi një lojë të fortë mes palëve politike në atë kohë duke krijuar një klimë të re, të pazakontë, që parashikonte shumë skenarë, rreth asaj që pritej të ndodhë.

Ndërkohë këtë vit, deputeti Lefter Koka, në një emision televiziv deklaroi se lidhjet e tij me Partinë Socialiste kanë qenë të hershme. Ai u shpreh se me PS ka një histori, ka lidhje familjare e miqësore me këtë forcë politike.

“Unë sot nuk përfaqësoj asnjë grupim politik. Sigurisht kam një histori me PS, kam përfaqësuar atë që më 2000 në Këshillin Bashkiak. Lidhjet e mia familjare, shoqërore e sentimentale kanë qenë me këtë forcë politike. Nuk e kam kuptuar asnjëherë Sali Berishën që më etiketonte, vetëm të sulmonte dhe të fyente”, tha Koka në qershor të këtij viti.

Koka ishte ministër i Mjedisit në qeverinë “Rama I” dhe për këtë kryeministri e vlerësoi gjatë ditës së sotme në takimin e Durrësit, e kjo sa i përket vendimit për impiantet dhe për heqjen e e pastrimin e Durrësit nga mbetjet e Porto Romanos.

“Janë të bashkuar për plehrat, nuk janë vetëm këta por është edhe ajo pala tjetër. Arsyeja pse jam këtu sot, sot është edhe Lefteri që kemi punuar bashkë për këto projekte kur ishim në aleancë me LSI, por në vend që ata që në atë kohë i votuan ato projekte, nëse nuk thonë një fjalë të mirë, të paktën të mos bëhen qesharakë në sytë e njerëzve.

Hidhen përpjetë dhe nuk e thonë si zgjidhet kjo punë. Ata dinë vetëm të nxisin sherr, të shpifin sa munden, të mund të përfitojnë sa më shumë nga njerëzit e mërzitur, të shqetësuar, të lodhur e më pas nëse ju vjen në dorë puna do bëjnë të njejtën gjë që kanë bërë gjithmonë.”, theksoi Rama.

Ajo që bën lajm sot ështe se pas tij do arrestohet secili ka përfituar nga pasuria publike. Arrestimet do shkojnë deri lart, në nivel kryeministror.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu