Ngordh ”xhelati” i kohës së komunizmit, fundërina e urryer e kombit, dënoi me pushkatim të pafajshëm

0

Është shuar, më qartë ka “ngordhur”, në moshën 98-vjeçare ish-Prokurori i Përgjithshëm edhe ish-kryetari i Gjykatës së Lartë, Aranit Çela. I njohur si “xhelat” i kohës së komunizmit, ndër fundërinat e shiqërisë, i urryer deri në neveri, Çela ka qenë protagonist i shumë gjyqeve politike që kanë çuar në pushkatim të shumë figurave politike të kohës, duke filluar nga klerikët e pafajshëm, Kadri Hazbiu, Petrit Dume, Beqir Balluku etj.

Aranit Çela është arrestuar më 3 nëntor 1993 dhe u dënua me akuzën “Për veprën penale të shpërdorimit të detyrës në bashkëpunim me pasojë shkeljen e paligjshme të lirive e të drejtave themelore të njeriut dhe në dëm të jetës së personit, të parashikuara nga nenet e Kodit Penal.

Në vitet 1949-1953 ndjek studime në fushën e drejtësisë në Bashkimin Sovjetik. Më 1953-1954 ishte nënkryetar i Degës së Hetuesisë së Sigurimit të Shtetit. Më 1954-1955 prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme. Më 1955-1958 dhe 1966-1990 kryetar i Gjykatës së Lartë. Më 1958-966 prokuror i përgjithshëm. Më 1958-1991 deputet i Kuvendit Popullor dhe anëtar i Komitetit Qendror të Partisë së Punës së Shqipërisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu