Nga fronti i luftës/ Sulmohet me raketa qyteti i dytë më i madh i Ukrainës

0

Qendra e Kharkivit është goditur nga raketat ruse. Në mëngjesin e së martës është thënë të jenë shënjestruar zyrat qeveritare në sheshin “Liria”, në qendër të qytetit.

 

Në disa pamje në rrjetet sociale shihet se si raketat godasin ndërtesën e administratës rajonale.

 

Ende nuk është raportuar për viktima. Kharkivi është përballur me sulme të mëdha dhe goditje me raketa në ditët e fundit.

Ai është qyteti i dytë më i madh i Ukrainës, i cili ka 1.6 milionë banorë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu