Në zyren e Trump firmoset marrësveshja historike Serbi-Kosovë/ Serbia nuk do ta njohë Kosovën, por ka normalizim ekonomik

0

Është nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë. Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç kanë firmosur paktin në prani të Presidentit të SHBA, Donald Trump.

Fotot e publikuara nga mediat ndërkombëtare tregojnë aktin e firmosjes së marrëveshjes në zyrën e Presidentit të SHBA, Donald Trump.

Asistenti i presidentit Trump, Judd Deere shkruan në Twitter se marrëveshja është e karakterit ekonomik. “Presidenti Trump njofton se Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për normalizim ekonomik. Edhe një marrëveshje historike e arritur nga ky president, që e bën botën më paqësore dhe më presporues”,– ka shkruar ai në Twitter. Detajet e marrëveshjes nuk janë publikuar ende, por gazetarët nga Prishtina që ndjekin takimin në SHBA thonë se bëhet fjalë për një paketë ndihme ekonomike prej 13 miliardë dollarë që do të jepet për dy vendet.

Pas firmosjes së marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump tha se Kosova dhe Izraeli janë pajtuar që të normalizojnë raportet dhe të vendosin marrëdhënie diplomatike, raporton Reuters. Këtë deklaratë ai e bëri në Shtëpinë e Bardhë, ku u nënshkrua marrëveshja për normalizimin ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Kjo marrëveshje, u nënshkrua kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq në Zyrën Ovale në prani të presidentit amerikan, Donald Trump.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është politikani i parë që ka përshëndetur marrëveshjen e nënshkruar mes Serbisë dhe Kosovës në SHBA.

“Përshëndes nënshkrimin e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë sot në Uashington. Mirënjohës për rolin e Shtëpisë së Bardhë, Presidentit Donald Trump dhe Richard Grenell për udhëheqjen e tyre në këtë proces. Kosova tani do të vazhdojë të punojë në zhvillimin ekonomik, vendet e punës, dhe konsolidimin e mëtejshëm të brendshëm dhe ndërkombëtar”,- shkruan Thaçi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu