Në 575 vjetorin e Kuvëndit të Lezhës

0
KUVENDI  I  LEZHES ,“INSTITUCIONI” KU BESA E BURRAVE , BASHKOI  SHQIPTARËT NË  FE DHE ATDHE , DHE HOLLI THEMELET E NJË  SHTETI UNIK  SHQIPTARË…

Shkruan Ndue Bacaj

Që nga  2 marsi i vitit  1444 mbi hapsiren qiellore të trojeve etnike shqiptare ,shëndritë një Yllë vezullues i veçant per driten e pashueme , por edhe per moshen e pa vjetrueme… Ky yllë është simboli vezullues i kuvendit të Lezhes ,atij kuvendi ,ku të paret tanë Arberit i dhanë Besen ,besen e Zotit e burrave (shqiptarë) njeri – tjetrit ,dhe ja dorzuan ketë besë prijesit legjendare Gjergj Kastriotit –Skenderbe..  Kuvendi nuk ishte “thjeshtë” një bashkim burrash ,per të lidhur besen e per të luftuar së bashku kunder armikut turko-osman , i cili u kishte gllaberuar pronat , burgos lirinë dhe dhunua besimin ,por në ketë kuvend  per herë të parë pranohet bashkimi i të gjithë prijesve , princëve dhe principatave shqiptare ,bashkimi të cilave bëri të mundur themelimin e një shteti unik e etnik Shqiptar (Arber). Vlen të kujtohet se  mbas  humbjes së koalicionit nderballkanik në betejen e Fush-Kosoves në vitin 1389, (kunder invazioneve turko-otomane), vetem nga trojet Arbnore  kishin dhënë jeten 4000 luftetar trima me në krye  prijesin Teodor  Muzaka. Mbas ketij viti fatëzi trojet shqiptare “dalngadal” ishin pushtuar e coptuar nga ushtritë turke. Gjatë pushtimit turqit kishin vrarë  e prerë prijesit e njohur shqiptarë , kishin grabitur, shpronsuar e tjetersuar prona e pasuri , si dhe  kishin marrë pengje njerzore të familjeve e fiseve themel të Arberisë. Njera nga familjet më të goditura ashpersisht nga pushtuesi turk , kishte qenë edhe familja e Gjon Kastriotit ,të cilit perveç të zezave të tjera  i kishin marrë peng edhe djalin ,Gjergjin.. Vitet kaluan dhe atëhere kur perandoria aziatike – otomane kishte shpresuar më shumë se kurrë, se Arberisë ja kishte mbytur shpirtin shqiptaro-kristian , dhe pinjollin e familjes së lavdishme të Kastrioteve -Gjergjin e kishte “transformuar” (me alkimin e saj) në një shpatë të “çelnikt” të Islamit , kishte ardhur ora e së vertetes. Siç dihet me 3 nentor 1443   nga beteja e Nishit (Kosoves)  Gjergj Kastriotin e kishte thirrur gjaku i të pareve….Me 28 nentor (1443) në Krujen e bekuar kishte valëvitur të lirë , e drejt qiellit flamurin Arbënor ,atë flamur që kemi edhe sot. Gezimi dhe sukseset e Shqiptareve nuk kishin të treguar ,por edhe terbimi i Sulltan Muratit nuk njihte kufi… Ndaj per të perballuar keto kohë të veshtira  prijesi legjendare i Arberisë Gjergj Kastrioti  e kishte kuptuar se Arbërit do ti ndihmonte , perveç Zotit edhe bashkimi…Ndaj u beri thirrje të gjithë princërve e prijesve që me daten 2 mars 1444 ,të mblidheshin në një kuvend bese e bashkimi ,ku si vend ishte zgjedhur Lezha (ndonse nën pretektoratin e Venedikut që “dridhej”..), ndersa si “seli” kuvendi do të kishte  Katedralen e Shenkollit.. Sipas shkrimeve të asaje kohe e më vonë , në Kuvendin e Lezhes kishin marrë pjesë perfaqesues të të gjitha principatave dhe krahinave shqiptare ,ku më të shquarit ishin:  Gjergj Kastrioti  , Gjergj Araniti  , Andrea Topia me dy dujemt e tij ,Kominin dhe Muzakën dhe nipin e tij Tanushin , Gjergj Stres Balsha (nipi i Skenderbeut nga motra Jella). , Nikoll Dukagjini , Pal Dukagjini , Gjin  Muzaka , Teodor Muzaka (i riu) dhe disa pjestarë të kesaj familje , Lekë  Zaharia , Pjeter  Spani  , Lekë Dushmani  e tjer , por edhe perfaqesues të Venedikut , dhe  Stefan (Gojçini) Cenojeviç  (me dy djemt e tij Gjergjin e Gjonin), që perfaqesonte “berthamen” e Malit Zi (të mevonshem). Kuvendi i  Lezhes mori disa vendime historike ,si : Formimin e “Lidhjes  Shqiptare “ ( ndonjë historian e quan lidhja e popujve shqiptarë ), ku per ta ruajtur ketë lidhje burrat e kuvendit dhanë BESEN ,ndaj kjo lidhje njihet edhe si BESLIDHJA e Lezhes. Në kuvendin e Lezhes u krijua një aleancë e madhe politike e ushtarake ,në krye  të ciles u zgjodh Gjergj Kastrioti , që “emrohet” edhe  komandanti  suprem i  ushtrisë mbrojtese të Arberisë. Në kuvend u krijua arka e finances ,ku secili kontribuonte sipas nje kuote të miratuar..Gjithashtu ishte urdheruar rikthimi i të gjithë arbërve (që kishin “perqafuar” besimin islam të pushtuesit..) në besimin kristian… Per të gjitha vendimet e Kuvendit të Lezhes që u miratuan , kuvendaret u betuan me dorë në Ungjill..Kisha kartedrale e Shenkollit ishte dëshmitrarja dhe “garantja” para Zotit per respektimin e kesaj  beslidhje ,që me  programin e bashkimit dhe veprimit të të gjitha principatave shqiptare.   Kuvendi i  2 marsit 1444 krijojë per herë parë të berthamen e një shteti të bashkuar Arbër-Shqiptar.. Në ketë shtet që do të “konsolidohej” nën udheheqjen e të madhit Skenderbe bente pjesë (në mesin e shek.XV) edhe Dardania (Kosova)… Kuvendi i Lezhes dhe programi i saj kishin një jehonë të madhe kombetare dhe nderkombetare. Mbas  kesaj aleance u shenuan edhe fitoret e para të rendësishme të betejave luftarake kunder ushtrive osmane …Nga keto suksese  lavdiplotë po veçojmë  betejen e fituar nga ushtria trime arbenore e udhehequr  nga Gjergj Kastrioti , kjo betej  u zhvillua në fushen e Torviollit (Diber) me 29 qershor 1444. Gjergj Kastrioti  me ushtrine e tij shpartalloi plotesisht  ushtrinë  osmane  të  perbere nga 25.000 vetë dhe të udhehequr nga Ali Pasha ,një ndër komandantet më të shquar osaman…Ali Pasha kishte lënë në fushen e betejes  më shumë se gjysmen e ushtrisë së tij…Vlen të kujtohet se si Gjrgj Kastrioti -Skenderbeu dhe Ali Pasha ishin të “vlersuar”si  komandantë të zotet të perandorise , ndaj  Marin Barleti, shkruan se u ndeshen luanet me luanë…Theksojmë se në ushtrinë “Skenderbegëjane” shquhen mjaft luftetarë trima nga Malesia ,ku dallojnë edhe emrat dy kapidanëve “malesor” Nikollë Berisha dhe  Gjergj Kuka… Fitoret e ushtrisë së Arberisë të bashkuar nuk rreshten per më shumë se një çerek shekulli ,ndaj fama e lavdia e komandantit legjendarë Gjergj Kastrioti mori dhenat e botes , madje  shpesh fama e tij merrte trajta hyjnore ,që me siguri i kishte pasur , pasi pa një shpirtë me një bekim të tillë do të kishte qenë e pamundur t’i behej ballë  ushtrisë të stermadhe të perandorisë otomane , e cila  po të mos ishte ndalur në trojet arbënore ,ajo do të kishte marshuar mbi Europen kristiane që dridhej nga frika …(e shpesh ja drillte edhe Skenderbeut). Gjithsesi Kuvendi i Lezhes  sot i perket historisë , por asaj historie me të cilen duhet të krenohemi në perjetsi ,sepse rreth gjashtë shekuj më parë ,kemi qenë ndër të paret në Europë që kemi ditur të bashkojmë të gjitha trojet tona ,dhe të krijojmë berthamen e një shteti unik , ku vetem keshtu të bashkuar kemi fituar…Ndaj ky është mesazhi kryesorë që nuk duhet ta harrojmë  as sot as mot…

BIBLIOGRAFI :

1.Gennaro Francione ,”Skenderbeu një hero Modern” ,fq30-31 , 189-190.

2.Dhimiter  Frangu , “Veprat e lavdishme  të Skenderbeut “ ,fq47 ,51-54 ,189.

3.Tajar  Zavalani ,” Histori e Shqiperisë”, fq.120-121.

4.At  Marin Sirdani , “Skanderbegu  mbas gojdhanave” ,fq.21-22 , 87-88.

  1. Frang  Bardhi  ,”Skenderbeu”…

6.Serge  Metais ,”Histori e shqiptareve nga Iliret deri te pavaresia e Koseoves “,fq.244.

7.Edwin  Jacques ,”SHQIPTARET…” ,fq.204-205.

8.Marin  Barleti  ,”Historia e Skenderbeut…”

9.Virgjil  Kule , Gjergj Kastrioti Skënderbeu  -Kryqtari i fundit , fq.55-56.

10.Zhan  Klod Faveirial , “Historia më e vjeter e Shqiperisë” ,fq.283.

  1. Fan S. Noli ,Histori e Skenderbeut ,fq.34-35.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu