Ndalimi i Edi Ramës nga policia gjermane, Elisa Spiropali: Përdoren dhunë se nuk e njohën për kryeministër

0

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin,Elisa Spiropali, ka komentuar mbrëmjen e sotme lajmin që qarkulloi pë incidentin me kryeministrin Edi Rama gjatë flututimit me avionin e kompanisë Lufthansa.

Ajo tha në “Zonë e Lirë” se ky është një lajm i vjetër, i sqaruar nga Endri Fuga dhe se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar dhe mërzitur.

Sipas saj, bëhet fjalë për një keqkuptim nga anëtarët e ekuipazhit që nuk e kanë ditur se me kë kanë të bëjnë.Ndërkohë analisti Arjan Curri u shpreh se Rama ndihet mirë sa herë që flitet për të, nuk ka rëndësi mirë apo keq.

Spiropali: E ka sqaruar Endri Fuga dhe i kanë kërkuar ndjesë anëtarët e ekuipazhit. Është i vjetër mesa di. Këtu mbyllet dhe është e sqaruar. Ka qenë delegacion zyrtar në një vizitë në SHBA besoj.  Mesa kuptoj është një keqkuptim nga anëtarët e ekuipazhit që nuk e kanë ditur se me kë kanë të bëjnë. Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar këtu.

Curri: Ai ndihet mirë sa herë flitet për të, nuk ka rëndësi nëse flitet mirë apo keq.

Spiropali: Mesa kuptoj është një keqkuptim nga anëtarët e ekuipazhit që nuk e kanë ditur se me kë kanë të bëjnë.

Curri: Kjo do e ketë mërzitur Ramën që se njohin në Gjermani, ai do  që të trajtohet si Zeus.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu