Metamorfoza e vonuar

0
 Shkruan Mira Ukcenaj Vataj
Sapo vendoste kemben ne brendine e avionit, cdo frike davaritej. Ishte dicka e çuditshme, nese e mendoje per nje cast, qe ne vendin ku frika supozohej te lindte a te shtohej, atij i shuhej. Me shume e trembte ideja se do e humbiste fluturimin sesa nje fluturim qe mund te shkonte keq. Por te pakten kjo e kishte nje ane te mire. Kjo e lejonte të shijonte fluturimin sic duhej. Me t’u zhdukur frika, mbi te binte nje qetesi, e cila vecse thellohej kur hidhte syte drejt reve te bardha, qe shtriheshin pergjate nje qielli blu te pafund. Por sot, dicka e pengonte.
Nje dhimbje therese ne kolonen kurrizore, me shume mundesi e lindur nga fjetja e keqte qe kishte bere naten e kaluar, nuk e lejonte te përqendrohej plotësisht mbi ate qiell te heshtur. Rete shtellungore i kalonin pergjate shikimit pa ia falur ate kenaqesine e zakonshme te dickaje qe edhe pse duket e perjetshme, vdes. Dhe vdekja e saj i dukej me e mrekullushmja nga te gjitha. Jo te gjithe e kishin privilegjin e tu shnderruarit ne shi kur asgjesoheshin.
Dhimbja erdhi e iu be e padurueshme. Me e keqja ishte dhe pamundesia e t’u arratisurit nga ajo dhimbje. Nese do te ishte ne toke, do te mund te vraponte drejt dickaje qe, edhe nese s’do ia asgjesonte plotësisht, te pakten do ta bente ta harronte per pak kohe. Por ne avion kjo ishte e pamundur. Qoftë dhe nje shtriqje duarsh ishte e vështirë. Ato te kembeve as qe mund t’i çoje ndermend. Atje, ne ajer, i dukej vetja si nje i burgosur. Ironia ishte disi goditese. Fluturimi supozohej te ishte simboli i lirise.
Nga dhimbja, ato re dhe ai diell beheshin po aq te dashura sa dhe c’ishin per nje te burgosur te vertete, qe ka njohur vetem erresire ne qeline e vet. Kishte dicka interesante ne takimin e njeriut me dhimbjen. Idealet sikur shkerrmoqeshin para tyre. Ketu, mendonte ai, matej forca e nje shpirti. A nje trupi (per te keto te dyja ishin e njejta gje). Mandje me vete kishte menduar dhe nje formulë, e cila ne fakt nuk sillte ndonje gje te re ne dijen njerezore. Ajo njihej universalisht, por qe gjithsesi riformulimi i saj i jepte nje kenaqesi te vecante, e madje nganjehere i jepte dhe iluzionin sikur dhimbja po i zbutej. Formula ishte kjo: sa me e madhe dhimbja, aq me e madhe mundesia per te provuar rezistencën e nje njeriu, e si rrjedhojë ndoshta dhe te nje populli. Nese ajo (dhimbja) haste ne nje rezistencë te dobet, mbrojtja do thyhej, e, (ketu ai e subjektivizonte formulen) bashkë me te dhe shtylla kurrizore e njeriut a popullit. E kundërta ishte gjithashtu e vertete. Perndryshe kjo formulë s’do te qe nje formulë. Ajo çka e bente gjithë e me kureshtar, ama, ishte sjellja e popullit te tij ndaj ketij fenomeni.
Dhimbja e tyre ishte e madhe. Kete as qe mund ta vinte ne dyshim. Shumicen e hereve ishte e kotë, ashtu sic ishte çdo lloj vuajtjeje, por kishte dhe vuajtje qe ishin disi te domosdoshme, pa të cilat krimbi nuk mund te shndërrohet ne flutur. Por qe ky shnderrim te ndodhe nuk nevojitet nje përjetësi. Ka nje limit kohor per çdo metamorfoze. Metamorfoza e popullit te tij, ama, i dukej gati e perjetshme.
Dhimbjen e kishin te pamate. Rezistencen, me ate çka kishin treguar, meqe ishin akoma gjalle dhe nuk ishin shfarosur, mund të thuash se gjithashtu e kishin te fuqishme. Por ne popujt qe ai e kishte njohur kete takim forcash, ai e dinte rezultatin: lekura e krimbit qe lene pas, ndersa krahet e flutures qene shpalosur ne fluturim. Me popullin e tij, edhe pse nuk mund te thoje per te kundërten, kishte ndodhur dicka tjeter e ngjashme me te. Lekura, e hequr para kohe, zvarritej e lidhur pas kraheve te tij, sa nuk e lejonte as te ngrihej ne fluturim, e as te ecte me nje cap te rregullt.
Ecja e atij krimbi-flutur ishte e cale, ishte e parregullt, qe shkaktonte dhimbje ne cdo hap. Ashtu si dhe dhimbja e kurrizit te tij, e shkaktuar nga nje nate e gjate e me gjume te ndërprerë e te parehatshem, ashtu dhe metamorfoza e atij populli perpelitej mes asgjese dhe gjithçkase, mes tokes dhe ajrit, mes fluturimit e zvarritjes, mes nje te shkuare te dhimbshme dhe nje te ardhmeje te paqartë.
Gjatë gjithë udhetimit ai kerkoi me sy nje re qe i shembellehej sadopak formes se vendit te tij. Dhe kur e gjeti nje syresh, ne mendje, gjer kur avioni u ul ne piste, i sillej mendimi ne ajo re do te qendronte atje ne qiell, e denuar me perjetesi, apo te bente ate çka ishte detyra e cdo reje: te vdiste, te shndërrohej ne shi, qe pastaj te rikthehej perseri ne qiell, e tashmë jo si re e zeze, por me e paster, me e paqte, me e bukur.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu