“Marrëzi” të mëndosh kështu

0

Shkruan Hasan Muzli Selimi

Do kisha deshirë sonte ti bija pashë e në pashë dashurisë sonë.
Të sillesha me të, siç sillet fëmija me kukullën e vet.
Ndoshta do hidhesha në humnerë që të arrija qetësinë.
Oqeanin do e thaja,
n`kopshtin e dashurisë do çoja ujin e tij të akullt.
Llahtari do mbulonte gjithsinë,
raportet e natyrës t’i shkrijë.

Do të kisha dëshirë të dehem sonte,
hap e mbyll sytë të mbjellë baçën më të bukur.
Ndoshta aty më shumë të kishte karafila,
trandafilen e kuqe ta mbajë mes dhëmbësh.
Me ujin e oqeanve të bëj një burim freskie,
në shenjë lavdie të mburrem në tërë hapësirat.
Ti do thërrasish të gjitha shoqet,
mbushni enët për mbrëmje,
shuani etjen e vajzërisë.

Do kisha deshirë të jem mal, atje krejt ngjit me qiellin,
të shikoj poshtë gjithçka tënden.
Unë pastaj të hedh vallen e fitores n`krenarinë tënde,
aty në dritën e hënës tinzare.
Ti rritur në bjeshkën e blerueme,
fustanin me lule prilli ta ngjyesh me lule vere.
Unë të blej në tregjet e epërme një këmishë,
të ketë sfondin e fustanit tënd të lulem.

Do kisha deshirë të tregoj gjithkund,
se unë dhe ti jemi takuar e ti tani je krejt e imja.
Ti tani e rritur me sandale,
takat prishin qetësinë sokakëve.
Në krye të rrugicës t`më gjeshë mua,
fshehur e ngjitur me rrëshirë pas një pishe,
vetëm me kavën e dashurisë, mund të më shkulësh,
bota të na bëjnë me gisht.

Unë do kisha deshirë si sot, në këtë orë pagjumësie,
të vuaj rininë, ta qaj atë si fëmijë.
E të rritem ngadalë pranë teje që në vogli,
të kishim qëndruar në bankë të dy,
të luanim bashkë tokash,
ndoshta do pranoja t`më mundje vetëm të jem me ty.
Ti të këndoje humbjen time në lojë fëmije,
unë të gëzohesha që ti je aty.

Po tash më thuaj ku je?
Ti aty në dhomën bri meje në gjumin e mëngjesi,
Unë këtu shpalos marrëzit e mia,
s’kan të sosur, duhen në këtë orë.
Ti bëhesh gati për mëngjesin (syfyr),
atë të vuajtjes pa paragjykim.
Unë shkruaj deshirat e mia që ti publikoj dikur,
dikush do thotë budallai ç`paska llamatit.

Anipse jam në këtë orë zgjuar,
ndoshta dikur dikush do e lexoj këtë poezi.
Do thonë bukur paska shkruar,
ka qenë i dehur, apo mbush xhelozi.
Unë këtu rri në dritë, shpirt trazuem.
Nuk hidhem as nga mali, as poshtë në greminë.
Ju që do keni kohë për të lexuar,
merrni me vete edhe tespih.

Nuk dihet besoni në mendime e mia,
filloni të numëroni ylberët.
Mos i merrni imazhe në sy lotuem,
si baçet e mia me karajfila,
Shuajeni merakun dashuroni njeriun.

Në mollën e sherbete dikur dikund,
S`ishte e veçuar
Në bacën e madhe lehtë paër ta dalluar
Rridhte lëng mjalti t`bardh
Unë pasht saj gati varur hapja gojnë të jam i parë
Ngatrruar me këmbët mbi trungun e drejt
Shkisja lkur për lëkur sepse isha gati xhvesh

Tani kujtoj bardhësin e ditëve të sherbetëta
Ti s`di ku je mban me vete edhe xhepa
Të kesh gjithnjë me vete sheqerka
Për dhuratë fëmish në ditët e festave
Tirane me datë 07.04,20124

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu