Maral tregon kujt i ngjan djali i saj dhe flet për mëmësinë: Jam shumë e lumtur

0

Pak kohë më parë aktorja turke Hazal Kaya u bë nënë për herë të parë. Në jetë erdhi një vogëlush. Hazal dhe bashkëshorti i saj Ali i vendosën djalit të tyre emrin Fikret. Së fundmi aktorja 29-vjeçare ka dhënë një intervistë për mediat dhe ka treguar se është shumë e lumtur këtë periudhë. “Mendoj që trupi im ka bërë një mrekulli. Jam një nënë shumë e lumtur.

Është një periudhë shumë e veçantë dhe as nuk më intereson nëse kam shtuar peshë apo do humb peshë”-tha aktorja. Hazal Kaya e ka ruajtur privatësinë e vogëlushit dhe nuk ia ka treguar portretin.

Gjatë intervistës ajo tregoi: “Djali i ngjan të atit, Ali kujdeset shumë për të”. Rikujtojmë që Hazal Kaya u bë e njohur në Shqipëri me rolin e Nihalit në serialin “Dashuri e ndaluar” dhe me serialin “Maral”./revistawho.com
 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu