Majlinda Angoni, kandidatura e PS-së për bashkinë e Shkodrës

0
PS e ka përcaktuar kandidaten në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit. Ajo është një femer.
Kryeministri Edi Rama ka vendosur të kandidojë Majlinda Angonin për kandidate për kryetare të Bashkisë së Shkodrës.
Aktualisht Angoni është në krye të prefekturës së Shkodrës prej shtatorit 2020. Rama ka zgjedhur pikërisht Angonin për garën në një bashki si Shkodra, ku kanë drejtuar gjithmonë demokratët.
Kryesia e PS Shkodër do diskutojë sot për kandidatin në zgjedhje. Shkodra është një nga bashkitë ku do zhvillohen zgjedhje më 6 mars. Më herët ka dalë dhe emri i Emirjana Sakos kandidate e PS për Bashkinë e Durrësit

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu