18.5 C
Tirana
E hënë, 6 Maj 2024
BallinaPolitikëLulzim Basha ministri i parë i jashtëm pro-amerikan.

Lulzim Basha ministri i parë i jashtëm pro-amerikan.

Date:

Related stories

spot_img
Shkruan Qamil Gjyrezi
Emërimi i Zotit Lulzim Basha si ministër i jashtëm në vitin 2009 shënoi edhe fundin e “kukullave të lindjes” ish-komuniste në ministrinë e jashtme të Shqipërisë. Me emërimin si ministër i jashtëm të Baëshës politika e jashtme e Shqipërisë filloi një paradigmë të re atë perëndimore pro-amerikane. Deri në atë vit politika jonë e jashtme ka qenë e pa qartë ndërmjet lindjes dhe perëndimit.
Lulzim Basha ministri i parë i jashtëm pro-amerikan pro-perëndimorë. Ish-ministrit të jashtëm të qeverisë Berisha iu morën celsat e ministrisë në orën 5 të mëngjezit. Një vend i Natos nuk mund të drejtohej nga “Kukulla ish-komuniste” dhe miq të Nexhmije Hoxhës në politikën e jashtme. Amerikanët dhe perëndimorët kërkojnë garanci për bashkëpunëtorët e tyre në të gjitha nivelet politike dhe zhvillimin ekonomik dhe sidomos në diplomaci.
Me të vërtetë Sh.B.A bashkëpunoi me ish-qeverinë Berisha nga 2005-2013, por gjithmonë “me rezerva në planin diplomatik”. Ata që merren me politikë lokale e kanë të vështirë të kuptojnë që ky ishte edhe fillimi politik perëndimorë i Lulzim Bashës dhe ky mision do të përfundojë deri në integrimin Evropian të Shqipërisë. Liberalizmi vizave dhe takimet diplomatike të nivelit të lartë sic ishte takimi me Zonjën Condoleezza Rice, prezantojnë modelin e një diplomati dhe një politikani pro-perëndimorë të vecantë që kupton mirë politikën e jashtme dhe atë globale.
Me të vëretë Shqipëria nuk ka ndonjë peshë të madhe në politikën globale, por politika pro-perëndimore kërkon politikanë dhe diplomatë që njohin diplomacinë komplementare dhe mbështesin reformat perëndimore në të gjitha fushat në një botë post-moderne debati lindje perëndim Rusi-Sh.B.A. po merr një dimension të ri. Shqipëria ka nisur pa kthim rrugën drejt perëndimit dhe Sh. B.A.-ve, prandaj duhen politikanë në formë dhe pëmbajtje pro-perëndimorë dhe europian.
Në statusin e tij me rastin e liberalizimit tw vizave me 15. Dhjetorw 2010 Zoti Basha shkruan: “Në 15 dhjetor 2010 ne demokratët përmbushëm një ëndërr për gjithë shqiptarët, lëvizjen pa viza në Europë me fluturimin e parë drejt Brukselit. Të rinj dhe të vjetër që e gëzojnë këtë privilegj prej 11 vjetësh tashmë duhet ta dinë se ai fluturim përfaqëson arritjen më të madhe, hapin më të madh përpara në rrugëtimin tonë drejt Bashkimit Europian, i cili fatkeqësisht me Ramën ka ngecur në vend numëro”.
admin
adminhttp://balkansnews.net/
Balkan's News gëzon statusin e një Agjencie të Pavarur dhe të lirë Mediatike. Ka reporterët e vet në Shqipëri, New York, Londër, Paris, Romë, Bruksel, Kopenhagë.

Shqipëria Etnike

Gazeta e pavarur Shqiperia-etnike.com nisi botimin e saj në print dhe online me 5 qershor 2001.

Shkrimet e fundit

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu