Lulzim Basha: Dihet kush e financon Berishën, do t’i bllokohen asetet si në Bosnje Hercegovinë

0

Kryedemokrati Lulzim Basha gjatë një konference për mediat nga selia e Partisë Demokratike pas protestës së dhunshme të mbështetësve të ish-kryeministrit, deklaroi se partnerët ndërkombëtarë e dinë shumë mirë se kush e financon Sali Berishën.

Sipas Bashës, atyre do t’u ngrihen asetet ashtu siç partnerët ndërkombëtarë po veprojnë në Bosnje-Hercegovinë. Ai vuri në dukje se janë të njëjtët njerëz që deri dje rrinin në paradhomën e Berishës, ndërsa sot rrinë në atë të kryeministrit Edi Rama.

“Partnerët ndërkombëtarët e dinë shumë mirë kush e financon Sali Berishën, emrat do t’i bëjnë të ditur siç i kanë bërë në rastin e Bosnje Hercegovinës, nuk do të mund të shpëtojë asnjë oligark financues. Prandaj janë tërbuar, po le të vazhdojë festa e tyre dhe mbështetja ndaj organizatës kriminale të Sali Berishës, janë po ata që rrinin te zyra e Sali Bearishës dhe tani rrinë te paradhoma e Edi Ramës. Po nuk do të shkojë ashtu siç mendojnë ata, nuk do të mund të na imponohen dot. Janë nën vëzhgimin e partnerëve dhe nën vëzhgimin tonë dhe të drejtësisë. Faktet janë kokëforta për përfshirjen e tyre dhe mbështetjen e tyre që i japin Sali Berishës, ashtu si në Bosnje që do t’u ngrihen astetet dhe  nuk do të ketë as charter që t’i shpëtojë”, deklaroi Basha gjatë konferencës për mediat.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu