Shkruan Sokol Pepushaj
Ajo që pritej prej dy viteve ndodhi dhe ajo që pritet të ndodhë në orët në vazhdim vetëm sa flitet nëpër dhëmbë mes gazetarësh në këto momente tensioini nga të gjithë ata që kanë vjedhur në 28 vite dhe cikli i tyre tashmë u mbyll. Burime afër Ramës thonë se janë orët e fundit të kësaj qeverie që bëri aq sa mundi në gjashtë vite, por që lënë të nënkuptohet se nuk bëri asgjë në fakt, përveçse përvetësoi pasuri marramëndëse dhe nuk qeverisi as edhe një ditë normalisht.
Janë momente shumë të rensionuar, ku kryeministri përmes presidentit Met arriti deri para pak minutave të mbajë peng vendimin e LSI-së për djegien apo jo të mandateve. Po bëheshin llogaritë dhe normalisht nuk janë të mundura ato që dëshiron Meta, Monika, Rama e gjithë klasa e akuzuar politike për korrupsion. Pra, LSI u detyrua të djegë mandatet.
Sipas burimeve, djegia e mandateve edhe nga LSI e rrezon në ditët në vazhdim ngrehinen e hajduteve dhe ky veprim do rrezikonte dhe te shumeakuzuarin Ilir Meta, por shpresat e Presidentit ende nuk janë shuar, ndoshta të materializojë atë shprehjen e tij të famshme:
“Edhe nëse burgosem, shkoj i fundit”
Ilir Meta është ndoshta njeriu më në hall këto momente. Ka disa rrugë në fakt, por secila e çon në burg.
1-Të përpiqet të qetësojë dy palët duke i këshilluar se mandatet u dogjën nga halli.
2.Të shpërndajë Parlamentin duke iu referuar krizës jo vetëm politike e të çojë vendin në zgjedhje.
4-Të japë dorëheqjen dhe ta agravojë ende politikën.
Pra, secila nga këto mundësi, lexueshëm e pandershme, lexueshëm spekulative, presidentin Meta do ta çontre shumë shpejt drejt kontrollit të imët të pasurisë dhe burgut si një e një bëjnë dy.
Por, ajo që lexohet shumë lehtë, është edhe radikalizimi i shoqërisë shqiptare, tashmë të ndarë egër në njerëz që besojnë amerikanët dhe nje drejtësi të munguar dhe të hajdutëve që rreshtohen në anën e Ramës dhe Metës, tashmë të identifikuar.
Në këtë situatë, në fakt të pritshme për “Balkansnews” që e ka artikuluar me guxim prej vitesh, ku opozita e detyruar nga ca “kushte” të pamundura të mos pranohen. pra në djegien e mandateve. para pak minutave dy përfaqësuesit më potent të diplomacisë botërore, ambasadori i BE-së Luigi Soreca dhe dhe Zv/ambasadorja amerikane Leyla Moses-Ones kanë mbërritur urgjent në kryeministri.
Tema pritet të jetë e nxehtë dhe burime të rezervuzara thone se në ditët në vazhdim do kemi Qeveri Antimafia me kryeministre femer.
Meta beson edhe ca ditë në “qetësinë dhe dashurinë” e shtirur.