Shkruan Qamil Gjyrezi
Po lexoja sot në një media në titra, që Sali Berisha bënte thirrje për protesta për të rrëzuar qeverinë. Ok qeveria e Rilindjes me skandalet në 8 vite dhe me megaskandalin e fundit të të dhënave personale e ka mbushur kupën. Por në ditë festash të mëdha të njerëzimit, që kanë sjellur dritën mbi vdekjen dhe japin mesazhe paqjeje, thirrje të kësaj natyre më duken jashtë kontekstit njerëzore, biles edhe politik. E kam mbështetur shumë politikisht Lulzim Bashën në gjendjen e jashtëzakonshme, tërmet dhe pandeminë për qëndrim njerëzorë që mbajti, ndoshta duke ndikuar negativisht edhe tek zgjedhjet e 25 Prillit 2021. Dikush mund të argumentojë se politika nuk pyet, edhe mund të sjelli shembuj nga rajoni dhe bota. Por sidoqë të jetë politika ka edhe anën njerëzore. Nuk e kam fjalën për periudhën antike, aristoteliane, që deklaronte së politika e bën njeriun të mirë?! Por ka shumë shembuj në botë ku politikanët në raste festash të mëdha dhe ngjarjesh të jashtëzakonshme i ulin deklararat e forta edhe “armët” dhe e qetësojnë politikën, në shërbim të njerëzve. Biles edhe në konflikte të mëdha botërore historike të vendeve antagoniste në ideologji dhe politikë, biles edhe në kohë lufte.

Solla shembullin e Leninit, të revolucionit të tetorit 1917, që i shikonte rusët dhe të gjithë botën në revolucion. Kështu ishte strategjia politike “revolucionare” e Leninit, për të ngritur turmat në revolucion, duke i kthyer njerëzit në turma. Biles ka edhe “opinione konspirative” që thonë se Lenini ishte “agjent i qarqeve amerikane”, por duhen prova. Zigmund Frojdi babai i psikoanalizës i shikonte, “imagjinonte” njerëzit në spital, për shkak të profesionit të psikoanalizës, krahas kontributit të vyer shkencorë për njerëzimin. Njeriu i sheh, imagjinon njerëzit dhe fenomene të caktuara edhe për shkak të profesionit, fushës që ka studjuar dhe kërkon shkencërisht.

Sali Berisha në të gjithë historinë e tij politike 30 vjecare i ka përdorur shpesh ndjenjat dhe emocionet e demokratëve jo për kauza politike, për të ardhmen e vendit por shpesh me anë të manipulimit për pushtetin e tij personal. Kujtoj fillimet e lëvizjes demokratike në 92 që kjo formë ishte e domosdoshme. Por kriza e fajdeve, 14 Shtatori rrëzimi i shtetit, 21 Janari, fushatat me pasion dhe pa argumente jo bindës, pavarësisht fitoreve nuk kanë të bëjnë me politikën perëndimore. Biles edhe largimi i Berishës nga pushteti ka qenë një formë “proteste”, me të qara dhe thirrje pa kuptim që nuk të lënë shije të mirë tek njerezit. Sot në shekullin e 21-të Berisha përsëri bën thirje për protesta. PD dhe opzita patjetër do të zhvillojnë protesta në momentin e duhur. Por debati politik pozitë-opozitë, duhet të zhvillohet në institucione. Debati nuk duhet te zhvillohet në rrugë, ne protesta dhe media familjare dhe personale. Sot edhe në konfliktet rajonale Kosovë-Serbi dhe Rusi-Ukrainë kërkohet vetëpërmbajtje dhe zgjidhje politike, krahas promovimit të armëve, të forcës. A mund të zhvillohen protesta kur SH.B A. dhe Zoti Blinken bëjnë fjalë bashkëpunimin e bosëve të drogës dhe qenjeve njerëzore me politikanë ekstremistë në rajonin e Ballkanit?! Berisha e ka debatin me Departamentin e Shtetit Amerikan. Biles edhe me PD legjitime, Lulzim Bashën, Berisha duhet të kërkojë bisedime dhe jo me ultimatume, mbasi është në “minorancë legjitime”. Edhe me qeverinë e Rilindjes mund të bisedohet për ceshtje me interes kombëtar.

Protesta e fundit e Sali Berishës ishte për qëllime personale dhe nuk kishte të bënte me problematikat e shqiptarëve, varfërinë dhe pasigurinë për jetën. Mbështetësit e tij politik, nuk e kam fjalën për demokratët e thjeshtë, protestojnë vetëm për karrige dhe përfitime personale. Iku koha e rrugës, politikës emocionale, protestave. Pozita dhe opozita duhet të debatojnë fort në parlament dhe të bëjnë reforma dhe ligje të mira për të ardhmen e të gjithë shqiptarëve. Koha kërkon argumente për daljen nga kriza dhe politikë moderne në institucione legjitime dhe integrimin e Shqiperise! Së fundi mbështetësit e Berishës i kanë dërguar një ultimatum Bashës me datën 5 janar 2022 për të liruar zyrën legjitime të Kryetarit të PD-së!?Ju bëj thirrje të gjithë demokratëve edhe atyre që janë kundër Bashës dhe e mendojnë ndryshe politikën në PD, të ruajnë gjakftohtësinë dhe të bëjnë së pai bisedime për gjëndjen në PD. Mendoj se të rinjtë e FRPD-së dhe të gjithë të rinjtë që mbështesin PD-në duhet të diskutojnë për problematikat të cilat mund të zgjidhe me ligj, politikisht dhe duke ia lënë edhe kohës.

Diplomatët e huaj duhet të bisedojnë me mbështetësit e Berishës, që të mos ketë asnjë akt dhunë në selinë e PD-së. Komunitetet fetare gjithashtu duhet të lozin një rol të rëndëishëm që këta ngjarje të kenë në themel bisedimet me përfaqësuesit legjitim në PD, pavarësisht se feja është e ndarë nga politika. Opinioni i shëndoshë publik liberal dhe pro-perëndimorë duhet të ndikojë në zgjidhjen e kësaj krize në P.D. me forma ligjore, statuore dhe forma politike demokratike. Po e mbylli opinionin me një thënie të Zigmund Frojdit:”Para se të diagnostikoni vehten me depresion ose vetëbesim të ulët, sigurohuni që nuk jeni të rethuar nga budallenjtë”! Mendimi demokratik në Shqipëri dhe ata që besojnë tek e ardhmja e saj, duhet të distancohen nga individë të cilët nuk gjykojnë me qetësi ose edhe të mbështetur nga “qarqe politike, që kanë interesa personale edhe lozin rolin e “budallenjve”! E shkuara, duhet të mbahet “në sirtar”, prandaj duhet të zgjedhim të ardhmen!