KULTURA FETARE MONOTEISTE I KA RRËNUAR SHQIPTARËT SI KOMB…

0
Herbert Spencer - mbi fenë e përvuajtur

Arben Çokaj

Feja monoteiste e ka rrënua kombin shqiptar, por disa besimtarë nuk i dinë këto gjëra, se nuk duan me i ditë. Feja monoteiste e krishterë u pranua si fe zyrtare e Perandorisë Romake nga arbnori dardan Kostandini i Mash, që kishte lindur në Nish. Sot bani të fala Nishit, falë edhe fesë monotesite, që na rrënoi si etni.

Pasi Perandoria Romake e pranoi fenë në shekullin e 3-të, ajo shkoi për lesh si Perandori për më pak se 200 vjet. Pra, pranimi i fesë, ndikoi edhe që perandoria të rrënohej. E për 15 shekuj në Europë sundoi ligji i fesë së “mirë” të Nikollës e Markut e Ejllos, që e kaluan Europën në një diktaturë teiste, fetare. Pushteti i madh i fesë, torturat e vrasjet bënë që feja të krijonte diktat e neuroza të mëdha mbi njerëzit, të cilët besojnë edhe sot, por në vendet Skandinave shkalla e mosbesimit është e lartë, se janë ndër vendet më të zhvilluara në botë. Besimi fetar shkon paralel me injorancën, prapambetjen, varfërinë dhe pasigurinë. Ku i ke këto të fundit të mëdha, aty ke edhe besim të madh. Ku i ke vendet e shkolluara, të informuara, me siguri sociale dhe me shërbime më të mira, aty ka ra edhe besimi fetar, ku në vendet Skandinave psh. shkalla e mosbesimit është nga 65%-85% e popullsisë.

Ashtu ishte koha e ashtu na kapi lapsi edhe ne, që me popullin grek jemi ndër më të lashtit në Ballkan, ne kemi patur fenë ose besimin tonë te zotat politeiste. Aristill Kolias sqarion te libri i tij Gjuha e Perënsive, për gjuhën shqipe, që i sqaron edhe legjendat e vjetra greke, se gjuha jonë ishte gjuha me të cilën folën Perënditë. Te historia e Narcisit, psh. Sofokliu sqaron se Jehona ra në dashuri me Narcisin, por Narcisi nuk po ia kthente dashurinë asaj. Për këtë arsye, Perëndia e dashurisë Afërdita, e dënoi Narcisin me dashuri për vetveten, e dërgoi të shihte veten të pasqyruar në ujë, dhe atij i pëlqeu vetja e ai u dashurua me vetveten derisa u vetë-shkatërrua. Ka edhe një lule uji me emrin Narcis. Narcizmi prej kësaj historie greko-shqiptare është kthyer në një term, që tregon dashurinë e njeriut për veteveten, pëlqimin e vetvetes. Nuk e ka as Bibla e as Kur’ani. Tani nëse ju e shikoni me vëmendje, Jehona e Afërdita si histori greke, a po u duken emra shqip? Pse ne nuk i vlerësojmë këto gjëra më shumë, por biem viktimë e feve monoteiste hebraike-arabe dhe e marrim fenë si kulturë dominante, kur ne me grekët kemi kulturë racionale më të lartë se Bibla e Kur’ani?

Psh. vetëm Republika e Platonit është si libër e arsyetim më i lartë si nivel se sa historitë e legjendat e përrallat hebraike – arabe, që janë përfshirë edhe në Bibël e Kur’an. Sipas Aristidh Kolias fetë monoteiste hebraike – arabe patën sukses më të madh se ishin sistemike, ato u ushtruan me dhunë dhe krijuan ndjekës më shumë. Por psikoanalistët si Frojd e Erich Fromm sqarojnë se feja manipulon pavetëdijen e njerëzve, prandaj edhe ka sukses. Prandaj kur erdhën krishtërimi e islami tek ne në Europë, e shtynë, e presuan kulturën tonë të trashëguar, të cilën edhe atë që kishim ne, na e mori greku si të vetën, dhe ne mbetëm nga fetë monoteiste, sidomos nga rrënimi islamik, me loqe në dorë – e vazhdojmë të bëjmë gam-gam, në kotësi. Kjo tregon edhe se nuk na e ka fajin Enveri more për gjithçka…

Tani vendet Europiane e panë në shekullin e 15-18-të se feja ua kishte ka nanën – pra, edhe pse fe e “mirë” feja e krishterë, ajo i kishte futur europianët në Mesjetë dhe i kishte lënë në prapambetje. Ata e larguan fenë me Rilindjen Europiane dhe Revolucionin Francez, por ne shqiptarët ishim nën pushtimin osman dhe mbetëm pa lëvizur, nuk mund e kthyem orientimin tonë në shtet – komb, si shtetet e tjera Europiane – mbetëm pas. Enveri bëri diktaturë të keqe e vrastare, por nga pikëpamja e shtet-formimit ai ishte shumë më lart dhe më i avancuar se sot, ai bëri shtet-komb. Nuk mundesh me ba shtet të zhvilluar me islam. Se krishtërimi e ka marrë goditjen nga Europa dhe është më tolerante, kurse kokëfortësia shqiptare e kultura jonëe sjelljes së përditshme është me origjinë orientale, turqeliko-islamike. E këtë kulturë nuk na e solli Enveri, apo jo? Ne para se me na pushtua turku, ishim racëe lartë indo-europiane, e ngjashme me gjermanët. Pse nuk sillemi sot si gjermanët, p9or sillemi mëshumë si turko-arabët? A thua njeriu i ri i Giorgos na e ka fajin a?!

Nga urrejtja për komunizmin, ata që nuk dinë çfarë është shteti, kujtojnë se shteti bëhet me hallakatje e me piskama arabe, dhe sa ra komunizmi, na i mbushën trojet shqiptare me xhamia turko-arabe, uzinat e fabrikat e Enverit u zëvendësuan me objektet e tru-tredhjes, dhe prandaj ky është rrënimi më i madh, që ka pësuar kombi jonë, që pasojat po i jep sot dhe mot. Në vend që ne me e orientua shoqërinë tonë racionalisht drejt shkollimit e dijes, drejt shtetit komb, ne kujtojmë se jemi duke shpikë rrotën, po merremi me përralla hebraike-arabe, dhe po habitemi pse nuk bëjmë shtet, kur shoqëria jonë ka një orientim të fuqishëm irracional, drejt iluzioneve fetare, që kurrë tash 2000-3000 vjet nuk i kanë dhanë bukë kujt… a thua po na japin ne a?

Prandaj diskutohen këto gjëra, për me ditë si janë punët e çfarë duhet me zgjedhë. Nëse shoqëria jonë ka kulturë e dije, për me i kuptua edhe këto që shkruaj unë këtu, nuk mbetet nën shpresën e rreme të eZanit të naltë, por zhvillohet si vendet e tjera Europiane, drejt shtetit komb… Shikojeni Herbert Spencer se si e trajton punën e fesë së përvuajtur, në librin e tij “Njeriu kundër shtetit” më 1884. Ne ende sot nuk e kemi si shoqëri këtë kuptueshmëri…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu