Karrikja bosh e Shtetit Shqiptar merret me VOTË

0
Shkruan Kujtim Gjuzi
Karrikja Bosh e shtetit Shqiptar e mbytur me plehra është bosh përherë andaj : Çdokush i vendosur e merr e rimerr e rrëmben në zgjidhje diktatorialisht, vendos shishen e Qumeshtit në rradhë duke e rizënë rradhën si shpëtim, me detoksefikim toksik klinik duke i’u larguar disa herë rradhazi Shtetit të së drejtës. Këta bëhen pjese nuk ulin përkohësisht vehten e tyne, por me forma të dhunëshme kurrë nuk lejuan të realizohet shteti përmes votës së lirë.
113 vjet nga sendërtimi i shtetit modern Shqiptar 34 kryeministra i kemi burgos e vrarë, 5 presidentë të burgosur dhe të vrarë nga 11 syresh.
Mbreti vdiq në Ekzil, qindra ministra dhe mijra administratorë shtetnorë dërgohen në burgje, u vranë, në Ekzil dhe sërish, Ligjin e bën Maliq Plehra e bën njëshi pra e bënë vetëm kryeministrat e pse ?
Kështu sikurse vijojmë e vështirë, administrativisht mund të bëhemi pjesë e Europës tonë, Europa klub si qëndër e Djathtë, Demokristiane e Konservatore. Europa e korifejve nuk pranoi kurrë vjedhje votash :
– Robert Chowman.
– Alchide De Gasperi.
– Conrad Adenhawer e ngritën BE me votë të Lirë.
Si mundet një pushtet për 20 vjet dhe një pjesë recidiviste opozitare rithemeliese me 13 vjet pushtet nuk respekton rekomandimet e OSBE – OHDIR
Si mundet të besohet mashtrimi rilindas i cili nuk respekton rekomandimet e votuara nga 472 Euro deputetë ?
Si ka mundësi rekomandimet nuk respektohen nga sistemi i drejtesisë së Re ?
Si ka mundësi Gjykata Kushtëtuese e rinovuar, mbështet Ligjin para Elektoral, këtë Ligj dypartiak si Çorbë e prishur, që vjen era përç në këto 34 vjet që gatuan guzhinjerët plehra të PS dhe PD ricikluese. Fshesë hekuri jo të riciklojmë mandat pas mandati.
Nëse këto dy subjekte nuk do të kishin blloku dhe pengu demokracinë sot nuk do te kishte më plehra korrupsion zgjedhor, korrupsion qeveritar, nuk do vijonin duke bllokuar e kthyer mbrapsht 15 pikat e Bundestagut Gjerman kur :
Pika numur një ësht votimi me numrator Elektronik i votës popullore.
Ndalimi menjëherë i përfaqësuesve politikë hajnat çertefikues, grabitës me bllokim të listës së hapur për barazi në zgjedhje listë e mbajtur peng sërish në 2025
Këto rilindas e rithemelus vijojnë e mashtrojnë, për të vjedh dhe ndarë bashkë zgjedhjet 11 Maj 2025
Kur hajnat të vjedhin shtëpinë c’dokush trishtohet !
Kur grabitësit shqyejnë Shqipërinë si hiena kërmën, c’dokush i ndershëm, njeri me karakter në fakt, nuk duhet të largohet nga vëndi, duhet të luftojë, luftojë të largojmë sëbashku nga karriga e pushtetit, po të largojmë zuzarët plehra, kusarët zhulza e zdromsa, të korruptuarit politikë edhe kur sërish i riciklojnë të qelbin erë korrupsion, nëse ne i mbajmë afër e nuk ndalim qafirat jo vetëm rilindësa.
Po si mundet të largohen plehrat, hajdutët politikë?
Vota masive e c’dokujt që i thotë vehtes Shqiptar vjen voton.
– Një mënyrë është largimi i plehrave në drejtësi.
– Një tjetër mënyrë është votimi masiv qytetar.
– Mënyra kryesore është ardhja, pjesmarrje masive, sakrifica dhe Emigracioni të vijë për tokën që na lanë të parët. Ju votues të vjetër dhe të rinj ejani dil bëhuni gati të votoni të pastroni plehrat më 2025
Shumëkush emigrant shqiptar që mendon se do votojë me platformë të kontrolluar nga Komisioneri politik Rilindas, i cili vijon gjobit në prag të fushatës elektorale subjektet mirfilli të djathta, konservatorë demokristianë legalistë e ballistë, ju votues ta keni të sigurtë, ju emigrantë se vota juaj do të vidhet do tjetërsohet.
Hajduti nuk e dorzon kurrë, sendin, gjënë e vjedhur, prandaj duhet dërguar përpara shtetit të së Drejtës.
“Partia Kombëtare Konservatore Albania” është e gatëshme të bashkërendojë programin e saj për mundësinë e një koalicioni të hapur ku emigrantët të jenë pjesë me 33% të listës së hapur 100%
Në do të bashkëpunojmë me ato subjekte politike që nuk mbajnë plehra apo riciklojnë, plehra politike që qelben, era zdralë, hajni dhe kanë qenë pjesë e shërbimeve sekrete anti Shqiptare.
Karrikja bosh e drejtimit të shtetit Shqiptar duhet pastru nga plehrat, duke disifektu atë karrike me solucionin oksigjrne me Votë të Lirë, e Barabartë, me Standard Euro Atlantik në ndërtimin e shtetit të së Drejtës.
Ndryshimi në thelb dhe pastrimi realizohet me qeveri tranziti politiko – akademike paraekektorale.
Emigrant, ktheu, sakrifiko, voto edhe ti, sëbashku pastrojmë, plehrat politike kancerogjene, që ty të degdisën nga vëndi yt e ne po na marrin frymën.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu