Me Presidentin Trump, SH.B.A, Bota, Europa, Shqipëria e Kosova do të jenë më mirë, pa ‘Trekëndëshin e Bermudës’.

0

Shkruan Qamil Gjyrezi

Po lexoja sot një opinion pranë mediave që kontrollon dhe sponsorizon Sali Berisha, se me Z. Trump Amerika do të jetë më e mirë. Edhe unë jam dakord me këtë konstatim, por me një ndryshim që në raport me Shqipërinë, Kosovën, rajonin e Ballkanit, do të jetë më mirë pa korrupsionin galopant 34 vjeçar, pa Sali Berishën, Ilir Metën ndoshta edhe Ramën. Për Kosovën nuk e njoh politikën atje, kështu që nuk kam ndonjë parashikim. Mbështetësit e Berishës, në P.D. dhe mediat që mbështet ish-kryeministri po propagandojë me forcë se me ardhjen e Z. Trump në Shtëpinë e Bardhë, do të hiqet non-grata e Berishës dhe familjes së tij, një njollë e madhe për atë personalisht, por edhe për Shqipërinë.

Non-grata e Sali Berishës është projektuar që në qeverisjen e I-ë të Presidentit Trump, por Berisha gënjen demokratët e ndershëm dhe shqiptarët se është e ndikuar nga Soros në bashkëpunim me Edi Ramën. Sali Berisha nganjëra anë sulmon Edi Ramën dhe qeverisjen e tij, nga ana tjetër bashkëpunon me të për mbylljen e listave, lirimin e të burgosurve nga Gj.K.K dhë lënien në burg të demokratëve të thjeshtë, etj, bashkëpunim që ka filluar që në vitin 2008, me ndryshimet kushtetuese. Kështu që në këtë kontekst edhe administrate Trump do të mbështesi luftën pa kompromis kundër korrupsionit dhe krimit në të gjitha nivelet, SPAK dhe Z. Altin Dumani dhe të gjithë ata politikanë të ndershëm që punojnë për Shqipërinë. Kjo duket qartë edhe në deklaratat e ambasadës së SH.B.A. në Tiranë, që me të njëjtin temp mbron sistemin e drejtësisë së re dhe institucionet si SPAK, që luftojnë krimin dhe korrupsionin në Shqipëri dhe rajon.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu