“Kahraman” po shkon drejt divorcit? Arsyeja? Gruaja shpenzon shumë

0

Ata kanë vetëm pak muaj që janë bërë prindër të nëj djali, por martesa mes aktorit të njohur turk Ozcan Deniz dhe partneres së tij, Feyza Aktan, po shkon drejt fundit.

Shkaku? Ajo harxhon shumë.
“CNN Turk” raporton se prej dy muajsh çifti është në krizë dhe po shkon drejt divorcit. Arsye për prishjen e marrëdhënieve është bërë Feyza, e cila duket se shpenzon shumë.

Thuhet se ajo ka harxhuar shumë para kohët e fundit dhe aktorit i është dashur t’i mbyllë të gjitha llogaritë në emrin e saj.

Edhe pse kishin 20 vite diferencë, Ozcan dhe Feyza treguan se dashuria mbizotëron mbi gjithçka dhe lidhën kurorë. Në muajin prill, ata u bënë prindër të një djali që e pagëzuan me emrin, Kuzey.

Por kohët e fundit duket se marrëdhënia e tyre nuk po ecën mirë. Çifti nuk ka reaguar ende për këto lajme, duke preferuar që të qëndrojë në heshtje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu