Partia Demokratike thotë se PSD dhe PDIU kanë bashkuar votat me PS-në, ndaj dhe KQZ kërkoi nga Kuvendi që të dërgojë letrën me të gjitha rastet kur këto dy parti kanë bashkuar votat me socialistët.
Kuvendi i ka kthyer përgjigje KQZ sesa herë deputetët e PSD dhe PDIU kanë bashkuar votat me PS.
Këto dy parti i kanë bashkuar votat 8 herë me socialistët për të miratuar pro0gramin politik të qeverisë në 16 shtator 2021 si edhe për votimin dhe miratimin e buxheteve nga viti 2021 deri në 2025.