Hajdutët/ Ambasada Amerikane: Si fillim kemi refuzuar 170 zyrtarë dhe familjet e tyre

0

Diskutimi i të enjtes së kaluar, në Kuvend, ku pati debate të forta midis Berisha dhe Ramës, për ndalimin e hyrejs së ish-kryeministrit në SHBA, ka ngritur debate të forta.

Akuza e hedhur nga Rama është kundërshtuar me forcë nga Berisha, i cili tha se nuk ka asnjë ndalim për të nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

Menjëherë pas akuzave pështë pyetur ambasada e Shteteve të Bashkuara për rastin, por zyra e shtypit tha se nuk diskuiton raste specifike vizash.

Së fundi ka qenë gazeta Panorama ajo që i ka kërkuar një informacion Ambasadës Amerikane në Tiranë, nëse ka ndryshime në regjimin e vizave për zyrtarët apo ish-zyrtarët e lartë. Ambasada thotë se janë 170 zyrtarë të lartë, të cilëve u janë refuzuar vizat amerikane për ta dhe familjarët e tyre.

“Ambasada e SHBA vazhdon të ushtrojë autoritetin e vet të gjerë për të mohuar dhe revokuar viza bazuar në informacione që tregojnë se një individ mund të jetë i papranueshëm në Shtetet e Bashkuara dhe do të vazhdojë ta përdorë këtë autoritet për të çuar përpara përpjekjet antikorrupsion në Shqipëri.

Ambasada e SHBA i merr shumë seriozisht pretendimet për korrupsion dhe do të vazhdojë të shqyrtojë vizat dhe aplikimet për vizë të zyrtarëve publikë me kontroll shtesë”, thuhet në përgjigjen e ambasadës amerikane në Tiranë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu