GJKKO urdhëron kontrolle ndaj 6 anëtarëve të partisë të Tom Doshit, dyshime për korrupsion zgjedhor në Shkodër

0

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka firmosur 6 vendime për kontrolle personale dhe të automjeteve ndaj anëtarëve të shtabeve elektorale të Partisë Socialdemokrate (PSD), e drejtuar nga Tom Doshi. Masat janë marrë në kuadër të një hetimi për korrupsion në procesin zgjedhor.

Kontrollet janë kryer sot në disa zona të Shkodrës nga forcat e policisë në bashkëpunim me Byronë Kombëtare të Hetimit (BKH). Një nga personat e përfshirë ka refuzuar kontrollin dhe për pasojë është shoqëruar në komisariat.

Javët e fundit Tom Doshi ka hedhur akuza të forta ndaj kryebashkiakut socialist të Shkodrës, Benet Beci. Doshi synon dy mandate deputetësh në Shkodër.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu