Gazeta Nacionale ka mësuar se sot Partisë Demokratike të Kosovës do t`i bashkohet do t`i bashkohet gazetari Drin Ejupi.
Gjithashtu, gazeta ka mësuar se gazetari Ejupi do të jetë edhe kandidat për deputet në listën e PDK-së për zgjedhjet e 9 shkurtit.
Drin Ejupi për vite me radhë ka qenë gazetar i sportit në “Kohavision”.
Më pas, ai karrierën e gazetarit e ka vazhduar në televizionin ATV, duke e drejtuar emisionin “Direkt”.