Ethe dhe pranga/ 4 deputetë detyrohen të lënë mandatet, Kuvendi nis “zbrazjen”, edhe Berisha e Mediu drejt burgut?!

0

Pas Tom Doshit, një goditje e fortë erdhi nga Partia Socialiste ku deputeti historik Gramoz Ruçi njoftoi largimin nga politika e kësisoj edhe nga mandati i fituar prej tij me vështirësi në qarkun e Fierit.

TIRANË– Ende pa nisur ende punimet Kuvendi, 4 deputetë të zgjedhur në zgjedhjet e 25 prillit 2021 kanë hequr dorë nga mandati. I pari që e nisi valën e dorëzimit të mandatit ishte Tom Doshi. Kryetari i Partisë Social Demokratike la mandatin pas përplasjes me SHBA dhe ambasadoren Yuri Kim.

Pas Tom Doshit, një goditje e fortë erdhi nga Partia Socialiste ku deputeti historik Gramoz Ruçi njoftoi largimin nga politika e kësisoj edhe nga mandati i fituar prej tij me vështirësi në qarkun e Fierit.

Ndërsa jo më larg se 5 ditë më parë, kryeministri Edi Rama njoftoi se Najada CComo nuk do të vijë në Kuvend dhe do të vazhdojë në spital punën si Shefe e Shërbimit Infektiv.

Nga demokratët erdhi largimi i deputetit Mark Marku. Marku, një emër i fortë në Partinë Demokratike dha dorëheqjen nga postin i deputetit por edhe ccdo funksion tjetër në parti.

Eshte shume i rrezikuar edhe Fatmir Mediu, i dënua me 3.5 vite burg, ende të pa bëra në shtetin fqinj Itali. Mediu, mund të arrestohet edhe për llogari të Italisë.

Por ndërkohë, dritat janë drejtuar nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe përplasja e tij e fortë me SHBA që pas shpalljes non-grata. A do të sfidojë Berisha amerikanët dhe do të hyjë në Parlament sicc ka deklaruar? Nëse po, “doktori” hyn edhe në një tjetër garë me dy konkurrentë, përsa i përket fjalës hapëse të sesionit parlament. Kush do të mbajë fjalën hapëse, Berisha, Luljeta Bozo apo Tritan Shehu? Kjo ngelet për tu parë më 9 shtator.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu