Erion Veliajt ia anuluan masën e sigurisë, u tërhoqën

0

Kryedemokrati Sali Berisha në mbledhjen e kryesisë së PD-së u shpreh se kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliajt ia anuluan masën e sigurisë.

Berisha shtoi se PS duket në agoni dhe nuk ka shans për fitore.

Berisha: Në një rrafsh më të përgjithshëm kur e sheh partinë qeverisëse, ajo të duket në agoni.

Jo që nuk ka shans për fitore, por e vërteta është se, zgjedhjet dhe fushata po bëhen për të faktori më demaskues se kurrë ndonjëherë i një force politike.

Një luftë e brendshme e tmerrshme mes tyre.

Një luftë me dosje anonime.

Pas dosjes Nesti Angoni, shpërtheu dosja Zaho Koka.

Pra klanet, sulmojnë me dosje anonime njëri-tjetrin në PS duke, të jem i sinqertë, nuk dua ta citoj, por Velica provohet profetike, kur tha që Erioni për 3 orë e merr me vete Edi Ramën.

Dhe në fakt Erionit ja anuluan masën e sigurisë, u tërhoqën.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu