Erë e fortë burgu po fryn nga Amerika

0

Shkruan Sokol Pepushaj

Altin Dumani, i ka vënë gjoksin furtunës amerikane që po shtyn, shkoq e shemb mafien e fshatit tonë, me zellin flijues, të mos rrëzohet trungu më i trashë, Edi Rama, të paktën para pranverës.

Altini, si bir i Yurit, ose jurisë së demokracisë, si borgjez i vogël, ka mbështjellë me mushama të madhe Ilir Metën, Olta Xhaçkën, Ilir Beqjan, Lali Erin, Fatmir Mediun, Frida Krifcën, peshq të egër e mjellma pendëbutë, që zhyten nën ujë sa herë sinoptika njofton mjegull, shi, borë, apo erëra që fryjnë mbi ballkonin e Saliut apo Ballkanin e Bablokut.

Erërat që fryjnë të forta nga Amerika, kanë nxjerrë kandrrat nga vrimat, kanë shkundur degët e qeverisë mafioze, kanë trembur flamingot shtegtuese, kanë fryrë buzët e Monika Kryemadhit dhe shfryrë mushkëritë e rrotave të tankeve të Ilir Metës.

Ish Presidenti i Republikës, ose është zhytur, ose është mbytur në shkumë të shtambës që lëshon rrëke shiu nga qielli sipër ballkonit të Saliut, me shpërthim të neveritshëm në mes të koncertit të hajdutëve, që rrëshqasin mbi korrupsionin dhe pasuritë surreale.

Saliu, edhe mund të “hidhet” nga ballkoni, nëse Altin Dumani ka kapsllëk me dosjet e vëlla Olsit, incenaratorët e Lali Erit apo paratë që s’duhet të dihet të cilit Klan Mafioz janë, andej nga AbiBank ku banojnë ata që ju intereson të hapin një tjetër dosje të madhe, “kush e ndihmoi Saliun të bjerë nga kati i 7-të”?!

Fjala nuk sjell mort, po kur e keqja është afër, njeriu duhet të flasë.

Like Floriri është mbufatur, pasi ka nuhatur se Altin Dumanit i është çarë mburoja nga goditjet e opinionit publik dhe pak gazetarëve të betuar në ideale dhe vërtetësi, dhe duhet me patjetër, ta lëshojë nën qiell të hapur, në frontin e humbur, ku Petrit Vasili, as me dedektorë floriri, nuk ja mbledh dot copat.

Saliun e mori era dhe e hodhi në kat të shtatë, atje ku rrezikon të bjerë para 16 shkurtit, ditës që gjykohet dosja Rama- McGonigal; Lali Erin dhe Bablokun e ka përplasur në një realitet akullnaje, ku po rrokullisen drejt humnerës, valishtat e pasurive të mafies 33 vjeçare.

Hajdutët janë në kohën më të keqe që njeh historia jonë. Dita nuk ka Diell, Nata nuk ka Hënë, Qelli nuk ka Yje dhe një erë e fortë burgu, po fryn nga Amerika./Pamfleti

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu