Butësi dhe tension i gjallë në mermerin e “Rrëmbimi i Proserpinës” të Berninit

0
Shkruan Albert Vataj
Detaj nga “Rrëmbimi i Proserpinës”, skulpturë në mermer nga artisti i njohur italian, Gian Lorenzo Bernini, midis 1621 dhe 1622.
Mjeshtri ka arritur ta përcjellë dinamizmin e ngjarjes, ndoshta jo me densitet të dhunshëm të rrëmbimit, por tensioni është evident, ashpërsia mashkullore lexohet qartë dhe brishtësia e trupit femëror kumtohet përmes delikatesës dhe butësisë.
Mjafton kaq për të kapur fillin e hollë të përjetimit që përshkon gjithë veprën, e cila në tërësinë e saj manifeston energji dhe forcë, ligjërimin ngjethës të mitit.
Bernini është i pashoq në shndërrimin e një masivi mermeri në një akt sublim humaniteti që frymon në krijimin e trillit, në përjetësimin e tij të gjallë. Soditësi nuk mund t’i shpëtojë kurthit të përjetimit të këtij rrëmbimi, kontaktit të trupave dhe zjarrit të densitetit veprues.
Shumica e kritikëve kanë qenë të pamëdyshtë për të lavdëruar veprën e të madhit të daltës. Rudolf Wittkower vuri në dukje: “Përfaqësimet e skenave të tilla të brutalitetit vareshin nga konceptimi i ri, dinamik i Berninit për njëqind e pesëdhjetë vitet e ardhshme”. Howard Hibbard bën komente të ngjashme duke vënë në dukje efektet realiste që ka sjellë ai. Bernini kishte arritur përmes gdhendjes së mermerit të fortë, të tillë si “tekstura e lëkurës, litarët fluturues të flokëve, lotët e Persefonës dhe mbi të gjitha mishi i lëshuar i vajzës”. Zgjedhja. incidenti për të përshkruar historinë citohet zakonisht gjithashtu: duart e Plutonit rrethojnë belin e Proserpinës ashtu si ajo i hedh krahët në përpjekje për të shpëtuar. Bernini’s. Djali dhe biografi i vet, Domenico, e quajti atë “një kontrast i mahnitshëm i butësisë dhe mizorisë”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu