Edi Rama bën zëdhënësin e fatkeqësive globale

0

“Arkivolë që presin radhën me kufomat brenda, varreza që nuk kanë më një copëz tokë bosh, kamionë të mbushur me të vdekur”… Këto ishin fjalët e kryeministrit Edi Rama në nisje dhe bitisje të pandemisë së Covid-19.

Njerëzit u mbyllën brenda duke dëgjuar kataklizmën që do na ngjante, e artikuluar aq mjeshtrisht në skenarë horroresh nga kryeministri Edi Rama. Na shfaqej kudo edhe kur nga mendje të mjekësisë botërore jepnin shpresë se vaksinat dhe rënia vetë e virulencës së covidit jepte një shpresë për të dalë sa më shpejt nga kjo pandemi.

Por ai nuk mund të qeverisë në qetësi dhe përgjegjshmëri për detyrën që ka. Nën haluçinacione flet për kriza të mëdha, luftë reale dhe imagjinare që na e fut mu bash e në mesin e shtëpisë.

“Bomba, njerëz që vdesin, luftë e tretë botërore, raketa bërthamore që të shuajnë, krizë nafte, krizë buke, uri”…, sërish fjalët e Ramës, prej më shumë se tre javësh që në momentin që ka nisur lufta mes Rusisë dhe Ukrainës.

Kur e gjithë bota shpreson në një marrëvëshje të afërt mes dy vendeve në luftë për të siguruar paqen, kryeministri ynë vijon të zgjasë “botimin” e skenarëve horror që për të janë të vlefshme për të mbajtur qytetarët nën trysni dhe të mos kërkojnë asnjë të drejtë, sepse “bombat atomike janë gati”.

Edhe sot nga repertori i tij shprehu disa fjalë se një krizë e madhe për naftën po vjen. Ajo do të prekë edhe Shqipërinë dhe si “zgjidhje” kishte menduar që të jepte tre ditë pushim për “administratën e lodhur”, nga punët e mëdha, që zakonisht janë like dhe share për videot e Ramës dhe ministrave të tij.

Deri në këtë pikë kuptohet që kjo është forma që qeveris kryeministri, duke dalë takim më takim dhe nëpërmjet armës që shfaros të menduarit që quhet kamera dhe rrjete sociale po luan lojën e vjetër që e shet si të re. Qëllimi është që të mbajë nën trysni dhe panik qytetarët, duke krijuar “luftëra imagjinare” që do vijnë edhe tek ne, ndoshta me qëllimin e vetëm për të mbuluar çdo aferë të frikshme korruptive dhe shpenzime luksi të qeverisë në kohë krizash.

Qëllimi i Ramës është të shuajë çdop frymë proteste, ku pasi i cilësoi si të turpshme, madje të ndikuara dhe përdorura nga Rusia, tashmë po nxjerr variantet e tij për tmerre që do të ngjajnë në të ardhmen apo luftëra me përbysje bote. Me kaq fantazi kreu i qeverisë sonë mund të emërohet pa asnjë rival si zëdhënësi i fatkeqësive botërore. Boldnews.al

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu