Edhe pas vdekjes natyrale të Berishës, PD-ja do mbetët e përçarë

0
Shkruan Zef Ndreka
Kaq shumë i ka “hipnotizuar” mbështetësit e tij, shumicën të korruptuar në postet dhe detyrat që kanë mbajtur në kohën e qeverisjes së Berishës për gati 13-vite, sa është e tmerrshme për tu besuar. Edhe në arrest shtëpiak ku ndodhet, ish ministra e deputetë, ish drejtorë e ish doganier, ish policë e kriminelë, i shikon çdo ditë më kokën lart duke dashur të dallojnë çdo lëvizje hipnotizuese të Berishës, por që ka efektet vetëm për to dhe të tjerë në rrethe që ju duket vetja demokrat por qëimitojnë dhe janë si vullnetarët e Enverit në një kohë.
Dhe akoma më tragjike, ndodh për halle përsonale të familjes Berisha, të shpallur non grata nga SHBA-të dhe Britania e Madhe për korrupsion dhe minim të sistemit të drejtësisë shqiptare.
Është njëkohësisht edhe e pabesueshme kur shikon aksionet kinse opozitare të Foltorës se Berishës dhe të disa deputetëve të grupimit rreth G.Bardhit në parlament.
Këto grupime i kanë hapur një gropë të madhe PD-së dhe e kanë mbyllur brënda.
Për fat të keq, po luftojnë të fusin në atë gropë-çorbë edhe atë pjesë të PD-së që quhet PD-ja zyrtare.
Duket se kjo pjesë e demokratëve ka shpëtuar për shkak të qëndresës së demokratëve dhe të një grupi parlamentar të qartë me mendime dhe veprime pro-atlantike dhe pro-amerikane.
Do të vijë një ditë që demokratët në mbarë Shqipërinë do ia dijnë për ndër këtij grupimi. Në radhë të parë SHBA-ve, deputetëve të saj dhe një grupimi që kanë përballuar një betejë të paparë brënda llojit.
Foltorja dhe grupimi i deputetëve apolitik, ia kanë hapur vetës gropën, duke lënë Ramën të bëjë çfarë të dojë në pushtet. Këto grupime, kinse sikur bëjnë betejë politike, por sëbashku në darkë bëjnë bisnese me paratë e shqiptarëve dhe të korrupsionit.
Tashmë per shqiptarët është e qartë.
Nga pamundësia të veprojnë në terren pasi nuk ngjisin më në elektorat, sjelljet e tyre publike në parlament dhe në media kanë synim disktretitimin e vetës, të grupimeve politike që përfaqësojnë dhe të bëhen pengesë reale në zhvillimet normale demokratike, por duke zgjedhur të mbajnë në pushtet Ramën, me veprime politike polarizuese.
Edhe me një këmbë në burg, madje edhe 10 vjet pas vdekjes kur ti vijë nga Zoti, Sali Berisha e ka kryer misionin e tij: përçarjen e PD-së dhe të opozitës.
Në kushtet e pafavorshme dhe pa rrugë dalje të tij, ai e ka futur Foltorën drejt daljes nga sistemi politik. Edhe pse, për shkak të pa kulturës politike të shqiptarëve, për inerci, ky grupim do të rezistojë por në rënje të vazhdueshme, gati në rënje të lirë.
Berisha, Foltorja dhe grupimi i G.Bardhit, duke e ditur mirë faktin se populli shqiptar pret ndryshime për shkak të urrejtjes tashmë ndaj qeverive të super korruptuara të Ramës, kanë përzgjedhur taktikën e tyre për të mbajtur elektoratin e tyre, goditjen e PD-së zyrtare. Dhjetra e qindra epitete janë vënë PD-së, drejtuesve të saj, qëndrestarëve, si të shitur tek Rama, që bashkëpunojnë me të, në dëm të demokracisë e pluralizmit.
U quajtëm “besë prerë”, “trathtarë”, ” të shitur” etj, vetëm e vetëm për të mbajtur të lidhur e të mashtruar sa më shumë demokratë të hutuar.
Bllokimi i parlamentit është kulmi i pretendimit për të goditur e izoluar sovranin.
Presidenti i Shqipërisë dje veproi si mjek, jo si Burrë Shteti.
Sidoqoftë, ai duhet të mendojë edhe variantin e shpërndarjen së parlamentit sapo të miratohet “Ligji Elektoral” dhe “Vetingu i politikanëve”!
Është njëra nga rrugët për ta pastruar shpejt Kuvendin dhe politikën nga krimi, nga agjenturat dhe të korruptuarit…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu