Dy ditë më parë, në përkujtim të 79 vjetorit të dënimit të desidentës së parë shqiptare, e jo vetëm shqiptare, por mbase të gjithë Lindjes komuniste, zonjës së ndritur Musine Kokalari, hodha disa rrjeshta te titulluar:
Musineja e Mirditës.
Po, në të gjitha planet ta kapësh, ta shikosh, ta studiosh e vlerësosh, Musine Kokalari i përket Mirditës.
Jo vetëm për origjinën e saj, por edhe për jetën e saj të kaluar pikërisht ne Rrëshen pasi kishte mbaruar plot 15 vite në burg dhe internuar deri në vdekje.
Pas studimeve në Universitetin e Romës, Musine Kokalari boton tre libra dhe krijon në Shqipëri partinë e parë Socialdemokrate.
Pikërisht për këtë fakt, dhe për të tjera që lidhën me fisnikërinë e saj, udheheqesi i komunistëve shqiptarë Enver Hoxha e dënoi me 20 vite burgim dhe më pas për të punuar në ndërtim me kovat e llaçit.
Musineja ishte gjithnje e vetmuar. Asnjëherë nuk është parë e shoqëruar me askënd.
Si një shqiponjë e vertetë ajo “fluturonte” gjithnje vetëm. Shëtiste në mbrëmje e vetme.
Shok kishte vetëm librin.
Me heshtjen dhe vetminë e saj, Musine Kokalari mbronte më tepër disa kalimtarë që arrinin ta salutonin me një lëvizje të lehtë koke, por pa rënë në sy.
Por, siç e thashë në fillim, përkujtimi për këtë zonjë, u keqkuptua mënjeherë, nga shumë lexues, gjithashtu interpretohet sipas interesave të ngushta momentale politike, pa argumente e deri në padituri.
Disa prej tyre, i tronditi fakti se Musine Kokalari dhe Enver Hoxha qënkan nga i njëjti fis mirditorë dhe konkretisht nga i pari i tyre Kol Gjon Lari.
Këtë fakt, nuk e them unë por vetë prejardhja e tyre e dokumentuar.
Por, çudia ndodh kur për Musine Kokalarin ju pëlqen fakti se paska origjinën mirditore, ndërsa ulërasin në të kundërt për Enverin!
Ky fakt, as na bën krenar, as na turpëron.
Herë tjetër, mund të shkruajmë edhe për Enverin e Mirditës.
Por, para dy ditësh, kujtuam shkrimtarën heroinë Musine Kokalarin e Mirditës, kundërshtarën e parë të rregjimit komunist, emër të cilën mban një rrugë në qytetin e Rreshenit, ashtu si dikur bustet e Enverit.
Më poshtë mund të shihet pema gjinekologjike e fisit të Kol Gjon Larit, të konvertuar në muslimanë për rrethana të kohës dhe kalimit në mbiemrin Hoxha e Kokalari.