Senati amerikan konfirmon Pete Hegset si Sekretar të Mbrojtjes

0

Emërimi i tij u kundërshtua nga demokratët dhe 3 senatorë republikanë.

Senati i Shteteve të Bashkuara ka konfirmuar emërimin nga Donald Trump të Pete Hegset si Sekretar të Mbrojtjes, pavarësisht kundërshtimit nga i gjithë kampi demokrat dhe tre senatorë republikanë. Hegseth u konfirmua pas një votimi 50-50 në Senat. Tre senatorë republikanë Susan Collins, Mitch Mekonëll dhe Lisa Murkovski votuan kundër Hegset. James David Vance ndihmoi në konfirmimin e ish-prezantuesit të Fox Neës, Pete Hegset, si Sekretar i Mbrojtjes i SHBA-së, pavarësisht akuzave për abuzim me alkoolin, ngacmime seksuale dhe dyshime për aftësinë e tij për të udhëhequr Pentagonin.

Kundërshtime pati edhe në kampin e demokratëve.

“Hegset nuk ka treguar gjykimin për të qenë Sekretar i Mbrojtjes sepse kjo punë është një përgjegjësi e rëndë dhe ai nuk është personi i duhur për këtë detyrë. Të dhënat e tij flasin vetë. Keqmenaxhimi financiar në organizatat që ai drejtonte. Ai ka treguar shpërfillje për të drejtat e njeriut dhe ligjet e konfliktit të armatosur.”

Hegset, një ish-prezantues i Fox Neës ka premtuar të sjellë ndryshime të mëdha në Pentagon. Por lidershipi i tij do të jetë nën një vëzhgim intensiv pas konfirmimit që ngriti pyetje serioze në lidhje me kualifikimet. Për vite me radhë, Hegset gjithashtu kundërshtoi fuqimisht gratë në role luftarake, por u tërhoq nga ky qëndrim teksa kërkoi mbështetje për konfirmimin e tij. Ish veterani i ushtrisë do të mbikëqyrë një departament prej rreth tre milionë punonjësish, me një buxhet prej 849 miliardë dollarësh.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu