“Dhëndri prish dasmën: Ilir Meta “mëkaton”, Opozita ja merr “këngës” me saze: Hille vallen rrotull o K*qe madh i motrës o…”!

0

-Pse, nuk ka të drejtë të pëndohet dhëndri, shtron pyetjen logjike Sali Berisha?!

-Ka, ka të drejtë, por ka fjetur me vajzën tonë dhe nuk ka birë k*rve që na koritë familjen, betohet Edi Rama..!

Shkruan Sokol Pepushaj

Dje, “dasma” e madhe e hajdutëve u bë qesharake. “Dhëndri” mëkatojë para të gjithëve. Por, në raste të tilla futet humori dhe ironia. Edhe ndonjë prapësi i lihet “rakisë”

Ja, në këtë rrëmujë, u ngrit motra e dhëndrit (Ilir Metës), që i takoi të jetë opozita dhe ja merr këngës për shtatë palë qejfe ”Hidhe vallen rrotull o k*qe madh i motres o”!

Por, pa mbaruar mirë kengën motra, çohet nusja, që i takon të jetë PS-ja dhe ja pret: ”Mos u mbur mos u levdo, neser mbrema do t’ja shoh!”

Pra, që dje “dasmorët” janë në hall. “Dhënri, Kreu i shtetit, Ilir Meta, i ardhur në atë pozicion me votat e socialistëve, madje edhe ato të mangëta, vetëm me 69 të tilla nga 140 që ka Parlamenti, ka bërë “mrekullinë” e shekullit. Në kulm të dasmës ka mëkatuar.

Pasi kishte shpallur datën e zgjedhjeve vëndore, 30 qershorin, që oso kohe dukej si një vetëtimë mes diellit, pasi opozita nuk do merrte pjesë në zgjedhje, këtë herë, si një diell mes  rrebeshit ka dalë e ka shuar “vetetimat” e opozitës që ishin bërë gati dje të “rrëzonin” “hajdutin” Edi Rama dhe të rrethonin një Saraj në Surrel që ka fjalë se kushton disa miliona dollarë të ardhur nga paratë e krimit dhe drogës, duke ç’fuqizuar dekretin e vet.

Ky veprim i “dhëndrit” ka bërë bujë në Dasmën e Hajdutëve.

-Pse, nuk ka të drejtë të pëndohet dhëndri, shtron pyetjen logjike Sali Berisha?!

-Ka, ka të drejtë, por ka fjetur me vajzën tonë dhe nuk ka birë k*rve që na koritë familjen, betohet Edi Rama…

Po ku flë lepuri, pyet dikush?

E thjeshtë fare. Opozita nuk ka mandate dhe normalisht, nëse shtyhen zgjedhjet e 30 qershorit është në pushtet si një e një bëjnë dy, prandaj mbron idenë e Metës.

Mazhoranca, e vyshkur tashme nga vitet e shumta në pushtet, bëhet “esëll” kur mëndon se brënda pak ditëve mund të humbë Timonierin Rama dhe caktimi i një date tjeter zgjedhjesh nënkupton një Qeveri Tranzicioni!

Ai që për momentin të gjithë e shohin me habi është “dhëndri”.

Me qetësi e dashuri ai rri majë Olimpit dhe askush nuk e di se ç’hallate do tregojë nesër në orën 8:00, ku ka lajmëruar se do dalë live në një konferencë shtypi dhe llafin që do thotë  NUK DO KETË PERËNDI TA LUAJË VËNDIT.

Pra, prisni deri neser dhe vareni vath në vesh ç’thotë Meta?!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu