Çdo hajdut kundër Vetting-ut në politikë/ Ja debatet idiote, Hajdari haptas kundër kontrollit të pasurisë

0

Kryeinspektori Shkëlqim Hajdari është shprehur se kërkesa e depozituar nga PD në Kuvend për vettingun e politikanëve ka nevojë për një strukturë tjetër hetuese, pasi SPAK nuk mund të hetojë të gjithë deputetët, ministrat dhe zyrtarët e tjerë.

“Harrojeni SPAK-un gjeni mekanizëm tjetër për të bërë vettingun e politikanëve”, tha Hajdari në “Open”, duke ndezur një debat me përfaqësuesin e PD Fitim Zekthi. “Nuk është i marrë Basha që kërkojë këtë gjë”, u shpreh ky i fundit.

Pjesë nga debati:

Hajdari: Harrojeni SPAK-un gjeni mekanizëm tjetër për të bërë vettingun e politikanëve

Zekthi: Mos ka zbrit nga qielli SPAK?

Hajdari: Mos gënjeni njerëzit.

Zekthi: Më lër të mbaroj

Hajdari: Kam 30 vjet që e di

Zekthi: A ka mundësi të kesh etikë, më the se po gënjej

Hajdari: Mos gënjejnë ata që kanë çuar këtë lloj propozimi. Mbaje ditën gjithë natën fjalën. Zoti Shehi nuk është jurist me atë delikatesën e dha përgjigjen shumë mirë, ashtu siç thash edhe unë, iniciativa është për tu përshëndetur. Nuk presim ta bëjë SPAK, vettingu nuk po ecën në ato hapa që presim. Nuk bëhet me SPAK!

Zekthi: Nuk e vendos ti atë o zotëri.

Hajdari: Një prokuror i SPAK nuk mund të marrë 100 burra ti hetojë

Zekthi: Mënyra si flet ti i bie që ne jemi të marrë. Po mund ta bëjë SPAK! Shqipëria është një vend aq i korruptuar, nisma për të vendosur drejtësi s’mund të marri jetë për 200 vjet. Ndrysho kushtetutën e Shqipërisë. I lejohet SPAK-ut që të ngrejë një trupë me prokurorë brenda vetes së saj të merret me këtë gjë. Nuk është i marrë Basha që kërkojë këtë gjë.

Hajdari: Këto nuk mund të hetojnë çështjen, sepse kanë konflikt. Nëse do bëjmë një ndryshim kushtetues, dhe nga ato 15 prokurorë do caktojmë 5 ose 6 dhe të thonë ‘Tani’ është në rregull, ‘Shehi’ është për tu hetuar, këto 6 nuk po bëjnë me hetime. Ne duhet të gjejmë një mekanizëm tjetër që të bëjë vettingun nën drejtimin e ONM-së.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu