Bllokohen rrugët e gjithë Shqipërisë duke kërkuar kontrollin e pasurisë së milionerëve, por Rama nuk pranon, as jep ende dorëheqjen!

0

Nis protesta e opozitës dhe bllokimi i rrugëve në disa prej akseve rrugore në vend. Në Milot, protestuesit kanë vendosur një automjet në mes të rrugës për të bllokuar qarkullimin.

Policia ka nisur t’i drejtojë mjetet në një rrugë dytësore.

Menjëherë ka nisur përshkallëzimi i protestës. Në urën Burrel-Rrëshen-Klos, protestuesit kanë djegur goma.

Autostrada Kavajë-Durrës është bllokuar, gjithashtu rrethrrotullimi i Bradasheshit në Elbasan.

Kështu ne 12 qarqet. Ngado kerkohet doreheqja e Edi Rames dhe çuarja para drejtesise e gjithe hajduteve e kriminelëve…

Por Rama ende nuk jep dorëheqje, madje ka kercënuar me burg deri 10 vjet kush përdor dhunë apo bllokon akset e rrugëve!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu