Vajzat bëjnë një plan për të mësuar çfarë fshehin djemtë. Djemtë vënë beben në gjumë dhe ndajnë detyrat e tyre. Ata lidhen shumë me beben dhe thonë se nuk do e lënë kurrë vetëm. Pinki i thotë Texhit se e di lidhjen e tij të fshehtë dhe do ja tregojë Xhanvit. Texh e kërcënon se do i thotë Shivait që Anika u largua nga shtëpia për faj të saj. Natën vajzat futen në dhomën e djemve dhe bien sipër tyre. Bebja fillon të qajë. Vajzat shohin beben dhe habiten. Djemtë i tregojnë të vërtetën.
Shivai u thotë se nesër del përgjigja e testit ADN. Anika kujdeset për beben dhe u tregon se është vajzë. Shivai dhe Anika vënë në gjumë beben. Pinki takohet me mamanë e Gorit dhe e ofendon atë duke e quajtur fshatare. Gori mbron mamanë e saj dhe nuk ja lë mangët përgjigjen Pinkit. Mamaja e Gorit preket nga fjalët e Pinkit. Zvetlana i jep Texhit një raport ku shkruhet se Xhanvi ka probleme me zemrën. Xhanvi përjeton haluçinacione. Gjyshja sheh beben. Rudra i thotë se është kukull por nuk ja hedh dot gjyshes. Në shtëpi bie alarmi i zjarrit. Të gjithë mblidhen në dhomën e ndenjes. Gjyshja vjen me beben dhe i habit të gjithë. Gjyshja kërkon të dijë i kujt është bebi./revistawho.com