Bixhoz me dashurinë/ Shivai dhe Anika i betohen njëri-tjetrit, ja ç’do ndodhë nesër

0

Një personazh i ri vjen në serial dhe quhet Abaj. Ai është nga fshati i gjyshes. Gjyshja i kërkon Abajit të ndihmojë me përgatitjet e dasmës së Shivait dhe Anikës. Abaj uron çiftin dhe u dhuron kënanë. Shivai i kujton Anikës betimet por ajo nuk është përgatitur. Shivai i premton se do jenë gjithmonë bashkë ndërsa Anika i premton se do e ruajë nderin e shtëpisë Oberoi. Shivai premton se do i konsumojë gatimet e Anikës pavarësisht sa të këqija do jenë ndërsa Anika premton se do gatuajë ushqime vegane për Shivain.

Ata premtojnë se do i hedhin ujë njëri-tjetrit. Shivai premton se do e xhirojë Anikën kur ajo e godet me shkelma natën ndërsa Anika i premton se do ja shkatërrojë flokët. Pasi përfundojnë betimet Anika e falenderon Shivain që i ka dhënë një familje. Shivai e komplimenton Anikën dhe i thotë se dëshiron të jetë me të përgjithmonë. Papritur tabela e dasmës bie. Abaj shtyn Anikën dhe Shivain dhe i shpëton ata. Anika vendos kënanë në duar. Rudra telefonon Bavjan por ajo nuk përgjigjet. Rudra vendos të telefonojë komisar Kureshin. Shivai nuk ja ndan sytë Anikës. Abaj kërkon që të këndojnë e kërcejnë për të ndezur atmosferën. Familja Oberoi kërcejnë. Shivai fton Anikën të kërcejnë bashkë. Xhufka e fustanit të saj ngec në spilën e kostumit të Shivait. Shivai mundohet të shkëputet nga Anika. Teksa ata kërcejnë të lumtur një vel i ndan nga njëri-tjetri. Gjyshja i thotë Shivait se ai nuk do ta shohë Anikën tani e tutje dhe ja merr telefonat që mos të komunikojnë. Shivai mërzitet. Djemtë Oberoi e kalojnë natën duke pirë. Shivai e ka mendjen tek Anika dhe Anika mendjen e ka tek Shivai. Shivai ndez majtofonin dhe vendos këngën e preferuar të Anikës. Anika e dëgjon dhe gëzohet. Edhe ajo ndez majtofonin dhe vendos këngën e Shivait. Om nxehet me Gorin pasi ajo nuk i tregon ku shkon. Xhanvi mërzitet me situatën ku ndodhet Om. Shivai dhe Anika takohen jashtë shtëpisë. Anika mbulon fytyrën me velin dhe i thotë Shivait të mbajë distancë. Xhanvi i tregon Texhit për problemet e Omit. Texh shkon të flasë me Omin dhe i thotë të mos përsërisë të njëjtat gabime. Om i kujton Texhit të këqijat që i ka bërë Xhanvit./revistawho.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu